E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 66-vjetori i masakrës çame

Komuniteti cam, kujtoi 66-vjetorin e masakrës came. Me ceremoni te vecanta u përkujtua masakra ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhehequra nga Napolon Zerva. Persona nga komuniteti cam, nen drejtimin e PDU-se, marshuan nga Varrezat e Kllogjerit deri në Qafë Botë. Kryeatri i PDU-se,Shpetim Idrizi,deklaroi populli cam nuk do të ndalet deri sa drejtësia të vendoset në vend.

“Nuk ka forcë në botë që na mbante të mos vinim këtu sot. Ne sigurisht i kemi sot sytë të përlotur por unë jam i bindur që lotët tanë do të bëhen lapidar në betejën tonë, do të bëhen forcë në betejën tonë për të dhënë drejtësi për cështjen came, për ti thënë të gjithëve këtyre që prehen këtu, që në jemi bijat tuaj dhe së bashku do ta cojmë amanetin tonë deri në fund. Ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë, nuk ka forcë në botë të na bëjë që të harrojmë. Ju betohem para këtyre varreve që Camëria është e jona”, tha Shpetim Idrizi, kryetar i PDU-se.

Idrizi shprehu angazhimin e tij të plotë dhe të forcës politike që ai drejton se vitin tjetër kësaj varreze ku prehen camët, do ti ngrihet një lapidar i denjë, me emrat e gjithë atyre që kanë dhënë jetën. Fundi i Luftës së Dytë Botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhunë nga banesat e tyre.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›