E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i jep Ramës 96 milionë lekë për rimbursimin e kasave

Qeveria ka marrë dje vendimin për disbursimin e një fondi prej 96 milionë lekësh, kundrejt Bashkisë së Tiranës, në kuadër të kompensimit të pajisjeve fiskale”. Bashkisë Tiranë t’i shtohet fondi prej 96 494 030 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e katër mijë e tridhjetë) lekësh, për kryerjen e kompensimit të vlerës së taksës së biznesit të vogël, të cilën e ka përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave”. Njoftohet në Vendimin e Qeverisë. Sipas VKM-së, kjo vlerë do të përballohet nga fondi i kontigjencës i Këshillit të Ministrave. Qeveria ka vendosur sot të rimburësojë të gjitha bizneset e vogla që kanë blerë kasat fiskale. Mënyra e rimbursimit është përcaktuar nga qeveria, e cila parasheh që rimbursimi të bëhet nga mospagimi i taksës vendore dhe më pas qeveria do t'u rimbursojë çdo formë financimi komunave e bashkive, që vijnë nga rimbursimi i biznesit të vogël për pagesën e pajisjeve fiskale. “Konkretisht, vendimi “Për kriteret dhe procedurat e kryerjes së rimbursimit nga taksa e biznesit të vogël të pagesës për pajisjet fiskale dhe taksimetrat” përcakton se të drejtën për përfitimin e rimbursimit e kanë subjektet që kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale, deri në datën 28.02.2011 nga “Shoqëritë e Autorizuara”, sipas kontratës përkatëse. Ky rimbursim mund të fillojë që në këstin e parë, pra, në datën 25 janar”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›