E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në Maqedoni është 30,9 për qind

Mbi 295 mijë të papunë apo 30,9 për qind janë të regjistruar në regjistrin e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).
 

Këto të dhëna kanë të bëjnë me pjesën e katër të vitit 2010, ku pasqyrohet gjendja e papunësisë në Maqedoni. Sipas të dhënave të ESHS-së, popullsi aktive gjatë kësaj periudhe ka pasur 954 mijë, prej të cilëve 659 mijë janë të punësuar apo thene ndryshe 69,1 për qind.
 

ESHS bën të ditur se shkalla e papunësisë në krahasim me vitin 2009 ka shënuar një rënie graduale, pasi në vitin 2009 kishte 32, 4 për qind të papunë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›