Deficiti tregtar. Rriten eksportet zbutet hendeku

Energjia elektrike, lëndët djegëse dhe mineralet kanë arritur të zbusin hendekun e defiçitit tregtar të Shqipërisë. Muaji shkurt ka regjistruar rritje të dukshme të eksporteve çka ka sjellë dhe përmirësim të bilancit tregtar të vendit. Instituti i Statistikave ka bërë me dije se në shkurt ka pasur rritje modeste të hyrjes së mallrave nga tregjet e huaja, kjo me sa duket dhe nga rënia e kërkesës së brendshme për konsum.
"Në muajin shkurt 2011 u eksportuan 20 mld lekë mallra, me rritje 35.7 për qind krahasuar me janarin e vitit 2011, dhe rritje 77.4 për qind krahasuar me shkurtin 2010. U importuan 37.7 mld lekë mallra, me rritje 7.21 për qind krahasuar me janarin e vitit 2011 dhe ritje 17.9 për qind krahasuar me shkurtin 2010. Deficiti tregtar i këtij muaji është 17.6 miliardë lekë duke shënuar një ulje prej 13.4 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje 14.5 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2010. Eksporti i grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike është rritur 97.7 për qind, materiale ndërtimi dhe metale, 36.4 për qind dhe lëkurë dhe artikuj prej tyre është rritur 13.4 për qind. Ndërsa eksporti i grupit produkte kimike dhe plastike është ulur 31.6 për qind", tha Alma Mara, specialiste e tregtisë së jashtme.,
Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zë rreth 60 për qind të totalit. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, partnerët kryesorë të tregtisë janë Italia dhe Greqia. Instituti i Statistikave, në bazë të të dhënave zyrtare tregon se gjatë këtij viti ka pasur rritje të eksportit me Austrinë, Britaninë e Madhe dhe Greqinë.
Florian Papadhimitri