E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 17 shkurti riktheu dinjitetin të gjithë shqiptarëve

TIRANE- Kryeministri Berisha uron qytetarët e Kosovës dhe drejtuesit e institucioneve të saj se rastin e 3 vjetorit të pavarësisë “Kosova vjen e sigurtë në të ardhmen e saj të shkëlqyer europiane"

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Berisha theksoi se "në 3 vjet ekzistencë, shteti i ri dhe i pavarur i Kosovës është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në Europën Juglindore, ia ka dalë të vendosë marrëdhënie dhe të njihet në tërësi nga bota e lirë, por edhe shumë vende të tjera në të gjitha kontinentet".

"I përcjell me këtë rast qytetarëve të Kosovës, qeverisë dhe institucioneve, forcave politike të këtij vendi, urimet më vëllazërore dhe të përzemërta në këtë ditë që i bëri të lirë dhe u u riktheu dinjitetin dhe krenarinë kombëtare, jo vetëm qytetarëve të Kosovës, por shqiptarëve kudo që jetojnë", tha Berisha.

Kryeministri shqiptar nënvizoi më tej se "Pavarësia e Kosovës përbën padyshim faqen më të ndritur të historisë tonë kombëtare, nga luftrat e Skënderbeut deri më sot... dhe që erdhi si kurorë e një qëndrese mbinjerëzore të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar"
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›