E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuetia e paligjshme e peshkut gjoba te palicencuarve

Frenimi i peshkimit të paligjshëm dhe ruajtja e resurseve nënujore është qëllimi i bashkëpunimit të Inspektoriatit të  mjedisit dhe organizatës së menaxhim peshkimit në Shkodër. Të dy institucionet kanë rënë dakort që ata persona që peshkojnë në kohën e shumimit të peshkut dhe që janë të palicensuar do të kenë sanksione ligjore.

"Kohët e fundit janë bllokuar 6 mjete të lundrimit me gjithë pajisjet e tjera që këta shtetas kryenin gjueti të paligjshme. Të gjithë personat që nuk zbatojnë ligjin e peshkimit, do të përballen me ligjin", tha Avenir Derrja, Kryeinspektor Ranger, Liqeni Shkodres.

"Ka ardhur koha për ndalimin e peshkimit të paligjshëm. Rrjetat e instaluara, rryma elektrike, peshkim i paligjshëm gjithë personat e palicencuara do të përballen me ligjin", tha Arjan Cinari, drejtor OMP Shkoder.

Gjate një inspektimi të përbashkët jane bllokuar 6 mjete te gjeneratorë që përdoren për gjuajtjen e peshkut. Për të parandaluar zhdukjen e krapit në liqenin e shkodrës Organizata e Menaxhimit te Peshkimit do të nisë hedhjen e rasatit në liqen si dhe ka kërkuar përvec mosperdorimit të energjisë dhe dinamitit në gjuajtje largimin e binareve qe pengojne rrjedhjen normale të  ujit.

Bruna Gjoka Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›