E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA alarm per 18 shkurtin Mund te kete dhune

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën e të premtes së Partisë Socialiste. Sipas një njoftimi zyrtar të ambasadës, demonstrata e 18 shkurtit mund të zgjasë disa ditë.  Duke iu referuar edhe ngjarjeve të 21 janarit, në njoftim lajmërohen shtetasit amerikan për të pasur kujdes këtë fundjavë.

“Edhe pse është lajmëruar një demonstratë paqësore, ajo e 21 janarit ishte e dhunshme dhe rezultoi me vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, duke përfshirë dhe policë të shtetit. Ne i kujtojmë qytetarëve amerikanë se protesta edhe pse ka si qëllim të jetë paqësore mund të kthehet në të dhunshme dhe e paparashikueshme. Ju duhet ti evitoni ato sa më shumë të jetë e mundur. Demonstratat në një qytet mund të cojnë në mitingje të tjera publike apo demonstrata të tjera në gjithë vendin. Të jeni vigjilent dhe të vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth jush dhe të dëgjoni raportimin e mediave lokale për demonstratën”, thuhet në njoftim.

Njoftimi vijon duke thënë se ambasada nuk ka informacion specifik për vendin se ku do të zhvillohet demonstrata, pavarësisht se herët e mëparshme është zhvilluar rreth parlamentit apo kryeminisrtisë, ndërsa janë bllokuar të gjitha arteriet kryesore të rrugëve të Tiranës. Sipas ambasadës së SHBA, janë disa të dhëna që tregojnë për një planifikim më shumë se një ditor.  Partia Socialiste ka njoftuar se do të zhvillojë të premten, në 18 shkurt protestën e rradhës.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›