E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i kombësisë OJF protesta para KLD-se e Kuvendit

TIRANE - Rrjeti i Organizatave Shqiptare, RROSH, i përbërë nga organizata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, bashkësia çame, etj kanë organizuar një tubim kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Tubimi u zhvillua sot paradite para selisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve.

Përfaqësuesit e 10 shoqatave kanë zhvilluar një takim me Spahiun, të cilit i kanë dorëzuar edhe flamurin kombëtar, ne shenje vlerësimi per angazhimin e Kreshnik Spahiut, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në fushatën ndëgjegjësimi kundër ndryshimit të kombësisë së shtetasve shqiptarë.

Nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu informoi dje se gjatë mbledhjes së KLD-së është rënë dakort të nisin inspektimet për tu verifikuar të gjitha vendimet dhe proceduarat e ndjekura nga gjykatat për cështjen e ndryshimit të kombësisë të cilat janë cenuar nga Gjykatat më të Larta. Duke përkrahur dhe shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve, Spahiu deklaroi se ligji ka ngjallur probleme kushtetuese. Pak dite me pare gjykata e Sarandës coi për intepretim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Gjendjen civile" sa i përket termit „kombësi“. Gjyqtarët kërkojnë shpalljen të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqiperisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e dates 11.5.2009 për Gjendjen civile .
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ndryshimi i kombësisë OJF protesta para KLD-se e Kuvendit FOTO: Foto nga protesta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›