PDU e PDI shkrihen në një parti, PDIU:Do zgjidhim cështjen çame
TIRANE- PDU e Tahir Muhedinit dhe PDI e Shpëtim Idrizit janë bashkuar në një forcë të vetme politike, në Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet: PDIU do të përfaqësohet në parlament nga dy deputetë, Dashamir Tahiri, dhe Shpëtim Idrizi, i cili do të jetë njëkohësisht dhe kryetari i kësaj partie. Ceremonia u zhvillua sot paradite në Tiranë.
Qëllimi i kësaj partie do të jetë “Zgjidhja e cëshjes çame me mjete politike, juridike e e diplomatike, si një plagë që vazhdon të rrjedhë gjak”-deklaroi Idrizi duke shtuar se për këtë qëllim PDIU do i drejtohet një nga studios avokatore nga më prestigjioze në botë.
Idrizi paraqiti dhe një plan të detajuar të asaj cka partia e re do të ndjekë gjatë këtij viti.
“2011 do të jetë një punë e jashtëzakonshme. Do realizojmë rezolutë për cështjen came. Do ta ndërkombëtarizojmë cështjen si dhe do punojmë për hartimin e një rezolutë në Kongresin Amerikan. Do i drejtohemi studios avokatore nga më prestigjiozet në botë. Do ndjekim dhe rrugën që ka bërë Greqia me cështjen krimeve të ushratëve gjermanë në një fshat të Greqisë gjatë luftës së Dytë Botërore”- tha Idrizi duke shtuar se "nuk harrojmë dhe nuk do rreshtim pa kërkuar drejtësi”
Në fjalën e tij zoti Muhedini tha se “Jemi gjithë në një drejtim, për zgjidhjen e cëshjes came”. “Ky bashkim nuk mund të kishte ditë tjetër se kjo e pavarësisë së Kosovës” shtoi më tej Muhedini.
Në ceremoni ishte i pranishëm dhe politikani dhe historiani Sabri Godo i cili duke përshëndetur bashkimin e PDU dhe PDI-së tha se tashmë kjo parti do të përfaqësojë “300 mijë camët që jetojnë në Shqipëri”
Godo nxiti partinë e re të zgjerojë veprimtarinë duke kërkuar përkrahjen e ndërkombëtareve në zgjidhjen e cështjes came.
“Duke qëndruar së bashku duhet t’i bëni ballë një cështje të vështirë, dhe të zgjeroni veprimtarinë e saj sikundër ka bërë Shpëtimi për të kërkuar përkrahjen ndërkombëtare”
Godo nënvizoi se “Kjo parti duhet të ketë një barrë të madhe përpara dhe mund të bëjë aleanca me ato parti që jo artificialisht por realisht përkrahin cështjen came”.
Në ceremoni ishin të pranishëm dhe një sërë të ftuarish nga Shqipëria dhe Kosova.
(s.g/BalkanWeb)