E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shtyn me tre muaj amnistinë fiskale

Qeveria shtyn me tre muaj amnistinë fiskale për të gjitha kategoritë. Këshilli i Ministrave miratoi sot aktin normativ për një ndryshim në ligjin “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
 

Miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese.
 

Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
 

Nevoja për të ndryshuar afatin ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›