E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 21 Janari tronditje e pamerituar

Berisha drejton mbledhjen e bordit te Agjencise per Investime dhe Zhvillim

Kryeministri drejton mbledhjen e bordit te Agjencise per Investime dhe Zhvillim Me kete agjenci synojme te transformojme ne teresi te gjithe veshtiresite burokratike me te cilat perballet biznesi si dhe te promovojme potencialet e medha qe ofron ky vend per bizneset

Tirane 4 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha u zhvillua sot mbledhja e bordit te AIDA-s e cila miratoi strukturen dhe statusin e kesaj Agjencie.

Duke marre fjalen kryeministri u shpreh se pas nje tronditje thellesisht te pamerituar ky eshte mesazhi me i mire qe i dergohet botes se biznesit shqiptar.

Ne synojme me kete agjenci te transformojme ne teresi te gjithe burokracine me te cilen perballen biznesi veshtiresite burokratike me te cilat perballet biznesi por synojme gjithashtu te promovojme me kete agjenci potencialet e medha qe ofron ky vend per bizneset. u shpreh Kryeministri.

Duke theksuar se ky institucion synon te jete nga me te aftit me te besueshmit dhe me eficentet Kryeministri beri te ditur se Agjencia do te filloje rekrutimin e personave i cili do te jete nje proces transparent si dhe do te shihet mundesia e angazhimit te eksperteve nderkombetare ne perzgjedhjen e tyre.

Berisha beri te ditur gjithashtu se Banka Boterore do te ofroje ndihmen e saj me sektorin e Doing Bussines mbi bazen e nje kontrate dhe vlere me synim vendosjen e standardeve me te mira me lehtesuese qe ekzistojne per te gjitha proceset e procedurat per biznesin.

BB ne sektorin e Doing Bussines kerkon qe te na ndihmoje kundrejt nje kontrate dhe vlere. Ne do te firmosim menjehere me kete dege te BB e cila ka ekspertizen me te madhe ne lehtesimin e biznesit dhe qe na ka ndihmuar deri me sot. Por tani Shqiperia eshte ne nje kategori tjeter vendesh dhe te ardhurash dhe kerkon qe kjo ndihme te jepet mbi baze kontrate komerciale dhe ne jemi plotesisht dakord ta kontraktojme Doing Business dhe do te marrim hallke pas hallke te gjithe problematiken qe gjen biznesi ne Shqiperi dhe te vendosim standardet me te mira me lehtesuese qe ekzistojne per te gjitha procedurat per te gjitha proceset. Kjo eshte e domosdoshme dhe do te behet menjehere. tha kryeministri.

e.t/NOA

TagsBerisha 21 Janari Kryeministri Tirane tronditje Agjencia per Investime dhe Zhvillim

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›