AIDA agjencia One Stop Shop
Një tjetër agjensi e modelit One Stop Shop, sipas kryeministrit Berisha do të ringreje imazhin, padrejtësisht të demtuar nga kriza politike, të biznesit shqiptar. Nën drejtimin e kryeministrit Berisha, bordi Agjensisë Kombetare te Investimeve dhe Zhvillimit, e njohur si AIDA-s miratoi strukturën dhe statusin e kësaj Agjencie.
"Pas një tronditje thellësisht të pamerituar, ky është mesazhi më i mirë që ne i dërgojmë botës së biznesit shqiptar. Ne synojmë me këtë agjenci të transformojmë në tërësi të gjithë burokracinë me të cilën përballet biznesi. Synojmë gjithashtu të promovojmë me këtë agjenci potencialet e mëdha që ofron ky vend për bizneset", u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Banka Botërore do të ofrojë ndihmën e saj në sektorin e Doing Bussines, mbi bazën e një kontrate që synon vendosjen e standardeve më lehtësuese për biznesin. Agjensia Kombetare te Investimeve dhe Zhvillimit është një struktura e re nen varesi te Keshillit te Ministrave ne ndihme te biznesit. Ajo do te ofroje sherbim me nje sportel per te gjitha projektet private. Dhe do te sherbeje si katalizator per terheqjen e investitoreve te huaj ne vendin tone.
Elona Gjylmi