Çmimi i gazit dhe shqetësimet e qytetarëve

Vendimi i shoqatës së gazit për të bllokuar tregtimin e gazit të lëngët ka pakësur sasinë e gazit në pikat e shitjes më pakicë.
Tregtarët pas kamerave shprehen se nuk kanë marrë furnizim dhe thuajse kanë mbaruar rezervat. Ndërkohë që qytetarët shprehen se rritja e çmimit ka bërë që shumë prej tyre të përdorin drutë pasi nuk e përballojnë dot.
Çmimi i gazit është rritur me rreth 200 lekë të vjetra për litër dhe vendimi i fundit për bllokimin e shitjes së gazit pritet që të ndikoj në rritjen e mëtejshme të çmimit.