"Eja të Duhemi", mbrëmje poetike në Metropol

Një mbrëmje poetike, ndryshe nga herët e tjera, në teatrin Metropol e cila zhvillohet në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit publik kundër dhunës ndaj gruas.
Me Titullin "Eja të duhemi", vargjet e Vojzava Nelos, erdhën nën interpretimin e aktorëve të njohur, Margarita Xhepa, Yllka Muja, Fatos Sela, Rozi Kostani, Anila Bisha, të cilat përcollën mesazh kundër dhunës dhe urrejtjes ndaj gruas.
Gjithçka zhvillohet në një oborr mbretëror, ku në front qëndron mbretëresha dhe rreth saj vajzat e oborrit. Regjisorja Arjeta Dhima këtë herë ka menduar që në skenë të luhet me simbolin, kurorat e dafinës dhe degët e ullirit të cilat ishin të pranishme në skenë.
Kjo mbrëmje u organizua në bashkëpunim me taatrin e Metropolit dhe ministrisë së punës çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.