E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blihen katër netët me Ndrenikën

Robert Ndrenika / Foto Shekulli

Elsa Demo

Një karrocë invalidi dhe një stol parku rrinë shpinë më shpinë mënjanë skenës. Dy llampa në shtylla të holla ndriçojnë në të verdhë fundin e skenës. Pjesa tjetër e skenografisë ngrihet me ndërrimin e ndriçimit në perden fundore.

Në mes të platesë, futur ndër poltronë, një abazhur ndriçon zbehtë tavolinën e punës së regjisorit. Në ditët e fundit të përgatitjeve, ai është vendi ku regjia drejton me sy shfaqjen.

Këtë pamje muzgu kishte dje salla e skena Kadri Roshi e Teatrit Kombëtar. Prej katër muaj ky teatër nuk ka nxjerrë një prodhim të vetin dhe drejtuesit nuk i detyrohen opinionit publik për ndonjë sqarim mbi gjendjen për sa kohë ekzistojnë trarët kapërcyes të situatës, një shfaqje të rinjsh këtu, një muaj kulture nga Kosova atje.

Shpëtues edhe për pak do i shërbejë Teatrit Kombëtar Doktor Shuster. Komedia e trishtë e autorit serb Dusan Kovacevic (Dushan Kovaçeviç) shfaqet premierë nga sonte, ora 19.00, në të diel.

Regjisori Spiro Duni punon prej 15 shkurtit për këtë shfaqje, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar me kompaninë private të Teatrit Po që Duni drejton. Një ditë para premierës, Duni thotë se ka bërë një përzgjedhje që për Shqipërinë flet më shumë, duke u nisur nga nëpërkëmbja e njeriut që edhe në Shqipëri ka fatin e personazhit, të Shusterit që merr një pension saqë nuk paguan dot as ngrohjen e shtëpisë. Plus kësaj, zgjedhja e regjisorit  qëndron në mesin e llojit të teatrit që atij i pëlqen, në midis Çehovit dhe Beketit, apo Joneskos.

Koha historike e Doktor Shusterit është postkomunizmi. Protagonistët, vëlla e motër, janë zhveshur nga profesionet që kanë bërë gjatë jetës dhe vetja e tyre është pengesa e fundit e një sulmi për depersonalizimin e njeriut që vjen nga sistemi përjashtues ku ka rënë shoqëria. Si qenie morale këta njerëz vështirë se i ndeshim sot, thotë regjisori, por si qenie shoqërore traumën e tyre psikike, nëpërkëmbjen e vlerave që ndodh këto 22 vjet postkomuniste, ne i ndeshim tek baballarët tanë, tek nënat tona.

Përveç çiftit motër e vëlla, rreth botës së tyre vërtitet një çift tjetër vëllezërish që krimin e kanë për sport, një fyerje që u bëhet iu mjafton të të heqin qafe. Besoj edhe kjo ka lidhje me Shqipërinë, përmend Duni shtysat e karakterit social e etik. Kur këtij doktori i sjellin të plagosurit e krimeve në shtëpi, në mendjen e tij ekziston një refren: Ku bëhet lufta? Nga i sjellin këta të plagosur? Ku të jetë fronti?

Problematikën e Kovacevicit, i cili për shkak të infarktit që ka pasuar, nuk do të jetë i pranishëm për premierën në Tiranë, regjisori Duni e shtrin mbi një princip të teatrit të metaforës. Duke perifrazuar dramaturgun britanik, nobelistin Harold Pinter, Duni thotë se në këtë shfaqje, si edhe në të tjera vënie të tijat në skenë, spektatori do të gjejë realizmin por pa bërë teatër realist. Duket ambigue, por kjo është e vërteta. Vetëm një vit ka që ai prodhoi për Teatrin Kombëtar Shtrigat e Salemit të Milerit, edhe ajo me motivin që i duhet publikut tonë sot. Kovaçeviç nuk i thur himne vendit të vet, por stigmatizon. Me një sarkazëm therëse, tregon se kush është sot Serbia, Ballkani dhe Evropa Lindore. Unë këtë e pashë si një fenomen që duhet sjell. Nëse sdo të tregojmë se deri ku është zhvleftësuar njeriu dhe që komandën e ligjin e bën krimi,  unë nuk di se për çfarë mund të flitet tjetër.

Raportet e tensionuara dhe konfliktuale brenda gjakut dhe lidhjeve familjare, janë një motiv i parapëlqyer nga Spiro Duni. Kujtojmë disa nga vëniet e tij në skenë Macja në çatinë e nxehtë apo Fërshëllimë në errësirë. Unë e dëshiroj gjithmonë konfliktin familjar, edhe dramën që ndodh te Doktor Shuster me humorin që sjell vepra, me mençurinë e dramaturgut, me dialogun e shkëlqyer dhe të merrem dhe me dramën e këtyre dy personazheve pa e çuar në tragjedi.

Vepra që cilësohet ndryshe si komedi e trishtuar, është shkruar në vitin 2001. E ka sjellë në shqip Timo Flloko. Duni ka angazhuar aktorët Flaura Kureta, Artan Imami, Olta Gixhari, Ermir Sina dhe këngëtarin operistik Mateos Frroku. Skenografia është punuar nga Sabri Basha, dhe kostumet nga Elia Zaharia.

E si mbijeton një kompani private teatri që prodhon një shfaqje në katër vjet? Si drejtues i kompanisë teatrale Po, për rastin e Doktor Shusterit, Spiro Duni thotë që mbijetesa është bërë e mundur nga disa sponsorë të cilët janë mediatik më shumë. Të tjerë mbështetës janë ata që, prej orës dhjetë të së martës kur në biletarinë e Teatrit Kombëtar erdhën biletat, i kanë blerë për këto katër net. Komenton Duni: Për këtë isha shumë i lumtur. Është një shpërblim që vjen nga spektatori që beson. I thashë biletashitëses: Njerëzit që sna njohin ne fare dhe vijnë kërkojnë biletë, atyre do tju japësh radhët më të mira.

Robert Ndrenika: U bë a su bë mirë ky tranzicion?

Katër vjet është periudha më e gjatë që e ka mbajtur Robert Ndrenikën larg skenës. Me Këmbanat e Muzgut të Teodor Laços më 2007 ishte hera e fundit që Ndrenika është shfaqur në skenën e Teatrit Kombëtar. Po atë vit ai bashkëpunoi me Spiro Dunin për komedinë Njeriu që pa vdekjen me sy të Eftimiut, me rastin e 45-vjetorit të Teatrit Skampa të Elbasanit ku Ndrenika ka qenë ndër të parët që ka dhënë kontributin kryesor.

Ka të ngjarë që shitja e biletave për gjithë fundjavën e shfaqjes Doktor Shuster të lidhet me këtë rikthim të Robert Ndrenikës, i cili dje nuk donte fare të merrej me komentet u kthye, u rikthye në skenë.

Por foli për rolin, një mjek i përzënë me shqelma nga spitali që tani është bërë këpucar. Pikëpyetjen që i shtin shikuesit në mend vepra e Dusan Kovacevicit, aktori e shtron kësisoj: U bë mirë a su bë mirë ky tranzicion, ky kalim nga një sistem i egër në një sistem të sotëm mjaft problematik? E këtij sistemi nuk është mirë ti përulemi me hosanara e ti bëjmë urra. Kur ishim të rinj, talleshim me kohën e Zogut, edhe kurrë nuk e cenonim sistemin që ishte, por duhej ta nxirrnin gjithmonë të bukur me lule, thotë Ndrenika. Tani dalin disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me kritikën ndaj sistemit që jetojmë dhe pushtetit që na drejton. Me këtë dua të them se personazhit të Doktor Shusterit i kam futur veten time, përvojën time në këtë realitet.

Regjisori Spiro Duni është i lumtur për këtë bashkëpunim me Ndrenikën, edhe për influencën e tij të heshtur mbi ekipin e aktorëve. Unë pretendoj se e njoh si aktor Robert Ndrenikën siç pretendojnë edhe disa artistë të tjerë. Ai është një shkollë e mjeshtërisë për të gjithë aktorët. Kur punonim për këtë vepër u thosh aktorëve: shikoni se çbën Roberti edhe kur nuk bën prova. Shikoni me çfarë merret ai. Me asnjë kotësi gjatë provave. Ishte fat i madh që pranoi dhe them se me këtë rol ai është në qejfet e tij të mëdha autoriale. Dhe zoti i dhëntë shëndet! Jemi të lumtur që e kemi në këtë shfaqje!

Gjatë gjithë kësaj kohe Robert Ndrenika ka qëndruar pranë të shoqes e cila ndërroi jetë vetëm një muaj përpara nga një sëmundje të pashërueshme. Ai e ka mbajtur atë për adhuruesen dhe kritikuesen më të madhe të karrierës së tij. Polikseni Ndrenika është njeriu i mungon sonte në premierë aktorit.

Autori

Dusan Kovacevic (1948) është nga dramaturgët serbë më aktivë sot. Prej vitit 1973 ka shkruar mjaft drama, Spiuni ballkanik, Komedia klasutrofobike, Profesionisti. Politika është një faktor me rëndësi në jetën dhe punën e tij në ish Jugosllavi. Ka bashkëpunuar si skenarist me regjisorë të njohur serbë si Goran Paskaljevi për filmin Trajtim special më

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›