E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, 28 minuta në humbjen e Hamburgut

Nga Mars Podvorica
Albania-sport - Ekipi i Besart Berishës, Hamburg, sic duket e ka humbur aftësinë e koncentrimit për 90 minuta, veti për të cilën historikisht gjermanët janë shquar. Edhe në ndeshjen e sotme deri 12 minuta para përfundimit ishin në avantazh si mysafir të Berlin-it, me golin e Laas në minutën e 31-të. Por në minutën e 78-të barazohet rezultati nga berlinezët, e si edhe plot herë të tjera ketë sezon, në minutën e fundit u pranua edhe një gol për tu kthyer duarbosh. Berisha u aktivizua në minutën e 62-të në vend të sapoardhurit Olic, por nuk arriti ta shpëtoj shkuadrën nga kjo humbje. Ekipi i Hamburg persëri mbetet në vendin e fundit të tabelës, tri pike larg Mainz të parafundit dhe katër larg ‘zonës shpëtimtare'. Ata i pret një luftë e madhe për shpëtim nga rënia në Bundesliga 2. Berlin 2:1 Hamburg A.Friedrich 78', C.Mineiro 90' / A.Laas ‘31

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›