E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 380 projekte infrastrukturore për pushtetin vendor

Kreu i qeverisë, Berisha ka bërë me dije, ditën e djeshme në mbledhjen e Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve shpërndarjen e grantit prej 380 projekte infrastrukturore, që do t’ju shkojnë bashkive dhe komunave në gjithë vendin për rrugë, ujësjellësa, shkolla etj. Berisha deklaroi se këto fonde do të ndryshojnë infrastrukturën në vend, si dhe do të punësojnë një numër të madh njerëzish. Sipas tij, të 380 projektet e reja infrastrukturore në rrugë, ujësjellësa, shkolla, kanalizime, do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore infrastrukturën në bashkitë dhe komunat, do të jenë një tjetër shtysë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri bëri me dije së këtë herë shpërndarja e projekteve do të bëhet në bazë kriteresh transparente dhe gjerësisht të konsultuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›