E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat: Dy muajt e parë të vitit, doganat tejkalojnë planin

Doganat kanë arritur të realizojnë në dy muajt e parë të 2011-ës 16,31 miliardë lekë të ardhura, të përkthyera në 100.7%. Kjo do të thotë një rritje prej 11.55%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Sipas doganave, kanë qenë eksportet shqiptare në rritje, që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave edhe për dy muajt e parë të vitit 2011. Eksportet kanë shënuar përsa i përket të ardhurave 19.9 miliard lekë, me një rritje prej 151%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Ndërsa rieksportet nga përpunimi aktiv kanë ndikuar në këtë rritje, duke shënuar për dy muajt e parë të vitit 15.9%. Po sipas të dhënave të doganave, eksportet dhe rieksportet sëbashku, tregojnë për një sasi mallrash të tregtuara jashtë vendit prej 32.7 miliard lekë. Të njëjtat të dhëna nga doganat tregojnë se në muajin shkurt, të ardhurat kanë qenë më inferiore, në krahasim me janarin. Në shkurt plani i të ardhurave është realizuar me 99%, por arkëtimet janë 10.7% më të larta, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa për muajin janar, të dhënat nga doganat treguan se realizimi ka qenë në masën 100.5 %, duke arkëtuar 867 mln lekë ose 12.27 % më shumë se muaji janar 2010. Në muajin janar 2011, administrata doganore arkëton 7.933 mln lekë, nga 7.895 mln lekë të planifikuara duke realizuar planin e të ardhurave në masën 100.5 %, ose me një tejkalim prej 38 milionë lekë. Krahasuar me muajin janar 2010, në janar 2011 janë arkëtuar 867 mln lekë më tepër, ose 12.27 % më shumë.

Ndërsa, përsa i përket eksporteve shqiptare, gjatë muajit janar të vitit 2011 kanë pasur rritje në sasi prej 127.2 mijë ton, ose 123.7 % më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë muajit janar të vitit 2011 është realizuar një volum në vlerën prej 7.8 mld lekë, me një rritje prej 4.4 mld lekë, ose 128.9 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku u realizua një vlerë prej 3.4 mld lekë eksporte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›