“Berisha 4”, Topi dekreton ndryshimet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Presidenti Bamir Topi firmosi dje ndryshimet në Qeveri të propozuar nga Kryeministri Sali Berisha. Ai pranoi të gjitha lëvizjet e Kreut të Ekzekutivit duke dekretuar kështu Genc Pollon në postin e zvendëskryeministrit dhe lirimin e tij nga detyra e ministrit të Arsimit, post të cilin e merr Fatos Beja dhe Anila Godon në postin e ministrit të Shëndetësisë dhe lirimin e Nard Ndokës nga ky post. Kreu i Shtetit ka proceduar me shpejtësi duke mos zvarritur shumë propozimet e Kreut të Ekzekutivit ndryshe nga sa po procedohet me propozimet e tij nga Parlamenti. Sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, dekretet e Topit janë në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës.
Dekretimi
I pari që ka lëvizur në kabinetin qeveritar, që nga shtatori i vitit 2005 kur mori detyrën, është Genc Pollo. Kryetari i Partisë Demokrate të Re, e cila ka dy deputetë në Kuvend, nuk do të ketë më postin e Ministrit të Arsimit, por atë të zvendëskryeministrit. Kanë qenë rreth 45 minuta diskutime mes kreut të Qeverisë dhe kryetarit të PDR-së, Genc Pollo të cilat kanë çuar në marrjen e këtij vendimi. Pollo ka dalë i kënaqur nga takimi ku ishte i pranishëm dhe nënkryetari i partisë së tij, Tritan Shehu. Ndërkohë që lëvizja më e papritur për të gjithë, madje duket se edhe për vetë demokratët, është zvendësuesi i Pollos. Në krye të dikastrit të Arsimit dhe Shkencës tashmë do të jetë, Dr. i Shkencave Filologjike, Fatos Beja. Nënkryetari demokrat i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve do të jetë tashmë jo vetëm pjesë e legjislativit por dhe pjesë e Ekzekutivit shqiptar. Ndërkohë që zvendësimi tjetër i cili ka sjellë dhe më shumë pakënaqësi është pikërisht nxjerrja e Nard Ndokës jashtë kabinetit qeveritar. Gjatë pasdites së të mërkurës, kreu i PDK-së,Ndoka ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, takim i cili ka zgjatur rreth 60 minuta. Oferta e demokratëve për PDK-në është posti i nënkryetarit të Kuvendit, i lënë bosh pas largimit të Fatos Bejës tek Arsimi si dhe disa poste zvendësministrash dhe drejtorësh të përgjithshëm. Por Ndoka mësohet ta ketë hedhur poshtë këto oferta ndërsa ka kërkuar ministrinë e Bujqësisë ose Kulturës. Pas kësaj kërkese të Ndokës, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode mësohet të jetë tërhequr duke thënë se nuk është mandatuar për t i dhënë përgjigje kësaj oferte. Në vend të tij do të jetë Anila Godo, vajza e kryetarit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të PR-së, Sabri Godos e cila ka ardhur si propozim i repubikanëve.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008