E Diel, 1 Nëntor 2026

Falë reformave “Berisha”, sot çdo i ri që punësohet nuk paguan asnjë taksë

06-06-2013 / Gazeta 55

Kandidatët e PD, Mima e Tabaku, takime me fasonët

Kandidatët për deputetë të PD-së,  në qarkun e Tiranës, Ministri i METE-s Florion Mima dhe Jorida Tabaku dhe kanë shprehur angazhimin e PD-së për të vijuar me politikat lehtësuese për biznesin në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të hapur vende të reja pune. Punonjësit ishin të kënaqur me vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e tatim-fitimin për pagat nën 30 mijë lek të reja.“Duke filluar nga ky muaj ju do të filloni të merrni 35 mijë lek më shumë vetëm si rezultat i heqjes së tatim fitimit. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror”, u shpreh Tabaku. “Sot falë politikave të qeverisë ,me heqjen e tatimit për pagat deri në 300 000 lekë, secili prej punonjësve përfiton në xhepat e tyre 35 000 lekë çdo muaj. Sot biznesi realizon çdo pagesë dhe komunikim online dhe nuk ka asnjë barrë administrative. Sot çdo i ri që punësohet nuk paguan asnjë taksë. Për këto e shumë të tjera, këto biznese dhe punonjësit e tyre do të mbështesin Partinë Demokratike”, theksoi Tabaku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›