E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami: Të rinjtë vlerë e shtuar për PD-në, përfaqësojnë progresin

06-06-2013 / Gazeta 55

Kandidati i PD, Eduart Selami takim me rininë e Librazhdit

Kandidati i Partisë Demokratike në rrethin e Librazhdit, z.Eduart Selami zhvilloi dje një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Z.Selami u shpreh se ndjehej më i sigurt me rininë përkrah, pasi siç u shpreh ai, të rinjtë përfaqësojnë progresin. Kandidati i PD, gjatë fjalës së tij pasqyroi investimet e qeverisë “Berisha” gjatë 8 viteve të fundit të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm mundësitë e të rinjve për tu arsimuar dhe integruar në shoqëri. Nga ana e tyre, nëpërmjet pyetjeve që shtruan, të rinjtë e Librazhdit shprehën interesin që kishin në lidhje me rritjen e kapaciteteve të arsimit profesional dhe zhvillimin e kulturës dhe artit në qytet. Në mënyrë të veçantë, të rinjtë e qytetit të Librazhdit u shprehën të interesuar dhe optimistë në të njëjtën kohë, për lëvizjen e lirë me SHBA. Të rinjtë e Librazhdit e siguruan z.Selami për mbështetje të plotë në zgjedhjet e Qershorit 2013, duke parë tek ai përfaqësuesin e tyre të denjë në Kuvendin e ardhshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›