Berisha: 4 vitet që vijnë dyfishojmë suksesin e biznesit, zbatojmë modelin gjerman
KORCË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi në rrobaqepësinë “Industria Ballkanike e Veshjeve” S.A. në Bilisht, me sipërmarrës dhe punëtorët e këtij biznesi vlerësoi se këto takimi anë shërbyer për vendime të vyera që do vihen në zbatim në mandatin e tij të ardhshëm.
Duke e cilësuar si histori suksesin sipërmarrjen e qeverisë, Berisha u shpreh i sigurtë që 4 vitet që vijnë do të jenë histori suksesi për biznesin shqiptar.
“4 vitet që vijnë këtë sukses ta dyfishojmë. Urojmë që të shtriheni në rrethet e tjera dhe të vini dhe në Tiranë. Filozofia e qeverisë, është ulja e taksave, ne edhe në kulmin e një krize evropiane, nuk besojmë se zgjidhja është rritja e taksave. Ne besojmë se rritja e taksave dhe taksat e larta në vlerësimin tonë kanë qenë një nga shkaqet më madhore të krizës. Ndaj dhe ne absolutisht kemi marrë dhe do ndërmarrim cdo hap për uljen e mëtejshme të taksave. Ne hoqëm taksën për cdo lloj kapitali për cdo lloj biznesi. Kjo është rikthim i madh për një praktikë që krihi nisur në 1995, por tani e vendosim në spektrin më të gjerë. Ne ndërhymë mbi tatimin mbi të ardhurat personale për punonjësit në 300 mijë lekë në muaj. Do bëjmë gjithçka të krijojmë kushte infrastrukturë sipërmarrësve. Do marrim shpenzimet e të një punëtori në periudhën e trajnimit dhe kualifikimit”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se në mandatin e ardhshëm qeveria do të zbatojë, modelin gjerman për ekonominë, teksa shtoi se do zhvilloi më shumë partneritetin privat.
“Do vendosim modelin gjerman. Ai është vërtetuar si modeli më i suksesshëm. Në këtë model parimi bazë është cdo punë është më e mirë se ndihma e shtetit. Ne nuk e kemi zhvilluar shumë partneritetin publik privat. Partneriteti publik privat ka një aspekt themelor, që është garanci absolute e privatit, e cila është një levë Arkimedi për zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Berisha.
Berisha degjoi shqetesimet e qytetarëve për infrastrukturën dhe ujrat e zeza, duke premtuar përmirësim te gjendjes.
(e.m/BalkanWeb)