E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Vilat e qeverisë pushtuan Dajtin, Rama u kujdes vetëm për Lanën

zjarr-ne-dajtiTiranë- Lideri i Aleanca Kuq e Zi, zoti Kreshnik Spahiu u takua sot me banorët e zonës së Priskës dhe Linzës nga ku nuk munguan edhe akuzat mbi dy liderët e partive më të mëdha në vend. Spahiu tha se Rama dhe Berisha janë fajtorë për shkatërrimin e kryeqytetit.

Sipas Spahiut, lideri socialist Edi Rama, gjatë 11 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, u mor vetëm me lumin e Lanës, dhe harroi Tiranën.

Ndërsa për shefin e qeverisë, kryeministrin Berisha, Spahiu tha se ka pushtuar Malin e Dajtit me ndërtime të qeveritarëve.

Simpatizantët e AK-së zhvilluan një tubim paqësor duke bllokuar në shenjë proteste aksin që të çon në Malin e Dajtit, teksa theksoi se me ardhjen në pushtet të kësaj force politike, do tua kthejë shqiptarëve Malin e Dajtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›