Malaj prezanton faqen zyrtare në internet: Do marr votat e socialistëve të mirë, më shumë seç mendojnë
VLORË- Arben Malaj, kandidat i pavarur për qarkun e Vlorës, në zgjedhjet e 23 qershorit prezantoi sot faqen zyrtare të tij në internet në kuadër të fushatës elektorale.
Në një deklaratë për mediat, Malaj premtoi se do të jetë një zë i fortë për qytetin e Vlorës, duke theksuar se do marrë votat e socialistëve të mirë më shumë se ç’mendohet. Malaj tha se opozita do të përdorë çdo sekondë për të maksimalizuar votat.
Arben Malaj, deputet dhe njëherësh ish-ministër i Financave ka shpallur kandidimin e tij si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, pasi kryesia e PS-së nuk e futi në listat për zgjedhjet e 23 qershorit.
(e.m/BalkanWeb)