Papa dënon kultin e parasë: Duhet të shërbejë dhe jo të sundojë
Itali- Papa Françesko u bëri thirrje politikanëve në botë që t’i japin fund kultit të parave dhe të sigurojnë më shumë ndihma efektive për të varfërit. Ky fjalim ishte i pari që Papa ia ka dedikuar krizës financiare që ka prekur Evropën.
Duke iu drejtuar diplomatëve në Vatikan, Papa tha se tregu i lirë është kthyer në një tirani ku njerëzit vlersohen si konsumatorë.
“Paraja duhet të të shërbejë, jo të të sundojë”,- tha Papa, duke i bërë thirrjë për humanizim të financave. Ndërkohë, Banka e Vatikanit, e njohur si Instituti i Çështjeve Fetare, do të publikojë për herë të parë në histori, raportin vjetor të aktiviteteve të saj.
Instituti i Çështjeve Fetare, i cili ka qenë i përfshirë në disa skandale financiare në vitet e fundit do të punësojë një firmë për përgatitjen e raportit. “Gjithashtu banka do të hapë faqen personale ku do të publikohet raporti”,- tha presidenti i ri i bankës Ernst Freyberg.
Papa Françesko në fjalimin që mbajti tha se jeta e shumë njerëzve në vendet e pasura dhe të varfëra ka ndryshuar vitet e fundit në anën e keqe. ”Njerëzit me vështirësi janë duke luftuar për të mbijetuar nën diktaturën e ekonomisë, e cila nuk ka vlera njerëzore”,- tha Papa.
Ai mbajti fjalim para ambasadorëve të sapoemëruar në Vatikan. Papa Françesko, i cili mori emrin e Shën Françesko Assikogo, themeluesi i urdhërit françeskan është i njohur për punën e tij për lehtësimin e gjendjes së vështirë të të varfërve në Argjentinë.
Ai vazhdimisht ka deklaruar se Kisha ka detyrë që të mbrojë të varfërit në botë. “Une do doja që Kisha Katolike të ishte e varfër dhe të ishte për të varfërit”,-tha Papa pas zgjedhjes si kreu i ri para 1.2 miliard katolikëve dy muaj më parë.
Flavia Furriku/IDEA/