E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, kanosi me armë bashkëshorten dhe dy fëmijët, pranga 50-vjecarit

FUSHË KRUJË- Parandalohet një krim brenda familjes në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Burime nga policia bëjnë me dije se , kryefamiljari Besnik Hushi, 50 vjeç kërcënoi me armë bashkëshorten dhe dy fëmijët 21 dhe 13-vjeç pas një debati familjar për motive të dobëta.

Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë 50-vjecarin , duke sekuestruar një pushkë model 56 dhe një çifte.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›