Presidentja e Lituanisë viziton Timoshenkon

Julia Timoshenko
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, do të vizitojë sot ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko. Ajo po ashtu pritet të zhvillojë bisedime në Kiev me presidentin e këtij vendi, Viktor Janukoviç.
Të mërkurën, Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, për shkak të abuzimit me detyrën zyrtare, ka ndërprerë grevën e urisë dhe është transferuar në spital.
Dënimi i saj ka tensionuar raportet ndërmjet Ukrainës dhe Perëndimit.
Shumë udhëheqës evropianë planifikojnë të bojkotojnë ndeshjet e Euro 2012-s që luhen në Ukrainë.
Këtë javë, Janukoviç ka anuluar samitin me udhëheqësit e Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi disa nga prej këtyre të fundit kanë refuzuar ta ndjekin për shkak të rastit Timoshenko. Mes tyre është edhe presidenti shqiptar, Bamir Topi. / Evropa e Lirë