E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW: Të hiqen nga Kodi Penal nenet 37 e 38

Kuvendi i Kosovës duhet të heqë nga Kodi Penal dy nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, thuhet në letrën që u ka dërguar organizata Human Rights Watch (HRW) anëtarëve të Komitetit Legjislativ të Parlamentit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka kthyer Kodin Penal për rishqyrtim në Kuvend, pasi i është dërguar për miratimin final. Vendimi i presidentes pason kritikat e mëdha të gazetarëve për nenet 37 dhe 38 të Kodit.

Këto dispozita ndërhyjnë në mënyrë të pajustifikueshme te gazetarët dhe minojnë lirinë e mediave në Kosovë, ka thënë Lidia Gall, hulumtuese për Evropën Lindore dhe Ballkanin në HRW.

Kuvendi duhet ti heqë këto nene dhe ta bëjë Kodin Penal në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. Kuvendi duhet të dijë se këto dispozita rrezikojnë gazetarinë hulumtuese dhe kërcënojnë të drejtën e publikut për tu informuar, ka thënë Gall.

Dy nenet e kontestueshme nga asociacionet vendore dhe ndërkombëtare të mediave, neni 37 dhe ai 38, janë cilësuar si përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese. / Evropa e Lirë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›