E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Blindohet' Athina, mbi 150 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

ATHINË- Situatë e tensionuar në Athinë në një vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit, Aleksandros Grigoropulos nga policia. Mediat greke raportojnë se policia ka vënë në pranga më shumë se 150 persona, mes të cilëve 3 shtetas shqiptare dhe 5 italianë.

Identiteti i të ndaluarve nuk bëhet i ditur dhe as roli që dyshohet se mund të kishin ata gjatë protestës së parashikuar në kujtim të vitit të të riut grek, vrarë nga policia gjatë demonstratës që u pasua më tej me trazira të shumta në qytetin helen.

Për të pasur në kontroll rendit, përballë çdo situate në gatishmëri janë vënë rreth 10 mijë trupa policie.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë, Jorgos Papandreu bëri apel për zhvillimin e një tubimi të qetë e pa incidente, ndërkohë që organizatat radikale kanë kërkuar përgjigje për shtimin e dhunës.

Sipas burimeve të policisë, shumë nga personat e arrestuar që pritet të dalin nesër para gjykatës janë akuzuar për sulmin në një qendër sociale në lagjen "Keratsini".

Ndërkohë që të tjera incidente u regjistruan edhe në lagjen "Exarchia" ku disa grupe të rinjsh sulmuan policinë.

Vitin e kaluar, trazirat e kishin përfshirë Greqinë, për më tepër se dy javë, pas vrasjes së të riut, Aleksandros Grigoropulos.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›