Berisha: 8 dhjetori jo anti-miting, por festa e idealeve
Pas një takimi në selinë e PD-së me deputetë demokratë, Kreu i Qeverisë informoi se "po organizohet festa e madhe me rastin e 19- vjetorit të shembjes së "Murit të Berlinit" në Tiranë nga rinia studentore e universiteteve të këtij vendi".
"Ky përvjetor gjen në pushtet ata që përmbysën diktaturën dhe shembën "Murin e Berlinit". Ky përvjetor gjen shqiptarët me idealin e tyre euroatlantik të shndërruar në realitet, e gjen Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe kjo është një arsye madhore për të festuar me krenarinë më të madhe", tha Kryeministri Berisha.
Ai theksoi se "ky përvjetor i gjen shqiptarët pas vendimit historik të 16 nëntorit për miratimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në BE, më pranë lëvizjes së lirë në mbarë kontinentin europian".
"Ka shumë arsye pse mbarë kombi shqiptar të festojë 8 Dhjetorin si ditën e idealeve të tij europiane. Ata që në vitin '90 na quajtën anti-miting, sërish kanë hapur sot gazetat e tyre në refleksin e etërve që u përmbysën në '90 dhe e kanë vlerësuar 8 Dhjetorin si një anti-mitng", tha Kryeministri Berisha.