Berisha: 8 dhjetori, motivim për angazhimet historike
Kryeministri Sali Berisha e përkufizoi një takim të jashtëzakonshëm, mitingun e zhvilluar në 8 dhjetor në Sheshin “Skënderbej” në ditën që shënoi plot 19 vjet nga rënia e komunizmit. Kryetari i qeverisë doli posaçërisht para medias për të falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe garantuar ata se kjo mbështetje do të përkthehet në angazhimim edhe më serioz të qeverisë.
Përmasën që mori një ditë më parë festimi në shesh i Ditës së Pluralizmit, kryeministri e lidhi dhe me momentet e rëndësishme që ka përjetuar vendi vitet e fundit. Kryeministri kujtoi anëtarësimin në NATO, zgjedhjet me standartet më të mira të shënuara në historinë e vendit, shqyrtimin e kërkesës për statusin kandidat në BE dhe liberalizimin e vizave në 6-mujorin e parë të vitit 2010. Në deklarimin e tij kryeministri hodhi akuza dhe ndaj kryetarit të Partisë Socialistë. Berisha e cilësoi Ramën pinjoll të diktaturës që refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve për arsye që lidhen me interesa të mafias.
Organzimin e mitingut në shesh mazhoranca e shoqëroi dhe me vendosjen në kalendar të 8 dhjetorit si një festë kombëtare.