Lëvizja Zgjohu, protestë para Bashkisë së Tiranës
Lëvizja Zgjohu ka protestuar përpara Bashkisë së Kryeqytetit kundër korrupsionit të bërë me lejet e ndërtimit, të dhëna nga ky institucion. Sipas përfaqësuesve të kësaj levizje, qëllimi i protestës është të pasqyrohet korrupsioni i kryetarit të Bashkisë Edi Rama me lejet e ndërtimit për të përfituar deputetët e Partisë Socialiste. Reagimi i Lëvizjes Zgjohu vjen vetëm një ditë pas ndërhyrjes së Inspektoriatit të Ndërtimit për të shembur pallatin e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza, godinë kjo e ndërtuar në prone publike.