Reagon vëllai i poetit të vrarë Havzi Nela: Edi Rama të na kërkojë falje për dekretin vrasës të firmosur nga babai i tij, Kristaqi

Apeli i familjarëve, Ramës: Tregoju shqiptarëve se nuk ke të njëjtën mendësi me babanë tënd
Familjarët e poetit të ndjerë, Havzi Nela, i bëjnë thirrje Edvin Ramës të reflektojë dhe tu kërkojë falje atyre për aktin makabër të atit të tij biologjik, Kristaq Rama, i cili u mjaftua me një firmë që të dënonte me varje poetin e pafajshëm. Apeli i familjarëve vjen në një kohë kur Edvini fruston në deklaratat publike se e quajnë: Edi Kristaq Rama, duke hipnozuar me dashje emrin e babait të tij, paçka se është pikërisht ky emër, i një skulptori dhe anëtar kryesor i Presidiumit që ka marrë në qafë jetën e një poeti të pafajshëm, vetëm se ai shkruante në vargjet e tij, për lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur nga regjimi stalinist.
Deklarata e plotë e vëllait të poetit të dënuar me vrasje nga regjimi i egër komunist: “Ne familjarët e Havzi Nelës jemi këtu për të ngritur jo për të ngritur akuzë politike por për të denoncuar një realitet të dëshmuar në në fakte, në fakte dhe prova autentike që disponopjmë për ekzekutimin e vellait tone, Dekreti që dënoi me varje në litar vëllanë tone, në ditet kur dikatura po jepte shpirt mban firmën e Kristaq Ramës, babait të Kryetarit të PS, Edvin Rama. Zoti Edvin Rama që shprehet me mburrje se është biri i të atit duhet të paktën të na kërkonte falje, ne vëllezërve, familjarëve si dhe të gjithë shqiptarëve për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë Havzi Nela. Ky është një akt jetik për të dëshmuar se ai distancohet nga trashëgimia kriminakle e diktaturës, pjesë e të cilës është dhe babai i tij. Është hapi i parë që zoti Rama duhet të hedhë, për të besuar se Edvin Rama nuk ka të njëjtin mendësi me të jatin”.
...