SHBA e OSBE: Politika larg gjyqësorit. Luftoni korrupsionin.
TIRANE- Ndërkombëtarët bëjnë apel për luftë korrupsionit në drejtësi më shumë pavarësi dhe eficencë nga gjyqësori, në një kohë që politika të qëndrojë larg tij.
Të pranishëm në hapjen e zyrës së informimit pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, ambasadori amerikan John Withers dhe zëvendës ambasadorja e OSBE-së, Renate Herrmans kanë dhënë mesazhin e tyre për reformën në sistemin e drejtësisë dhe se politika duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori
“Gjyqtarët duhet të mbrojnë integritetin e tyre. Duhet një gjyqësor i lirë nga ndikimet. Transparencë në mënyrën si është gjykuar një cështje dhe si është marrë një vendim”- ka deklaruar ambasadori Withers në fjalën e tij.
Zëvendës ambasadorja e OSBE-së, Renate Herrmans ka qenë më e drejtëpërdrejtë duke deklaruar se “korrupsioni në drejtësi është serioz dhe ende ekziston. Ka procese gjyqësore të ngadalta dhe shpesh të papërfunduara. “
Duke bërë thirrje për të luftuar korrupsionin sa më shpejt zonja Herrmans i përcolli mesazhin politikës shqiptare për të mbajtur duart larg gjyqësorit dhe të japë ndihmesën në reformën e tij.
"Mesazhi për politikën i qartë. Ndihmoni për reformën në gjyqësor. Lëreni gjyqësorin të zbatojë ligjet.”- ka deklaruar Herrmans duke shtuar se reforma nuk është vetëm në rishikimin e legjislacionit.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i cili ka shprehur nevojën për një drejtësi të hapur për publikun. Ndërsa ministri i Drejtësisë Bujar Nishani tha se gjykatat duhet të jenë transparente për të dhënë informacion për cdo veprim. “Kur gjykata dështon rritet mosbesimi”- theksoi Nishani.