Berisha “kundër” FMN-së: Dorën opozitës!

Fillimisht, Berisha u ndal tek vizita e zhvilluar në Bruksel në ceremoninë e 30 vjetorit të krijimit të Partive Popullore Evropiane, duke bërë të ditur se i ka informuar anëtarët e PPE-së për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe për fitoren e PD-së.
"Ishte një moment i shkëlqyer për t`i informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet në Shqipëri dhe përgëzimet ishin të përzemërta. Ne dhamë garanci të plotë se qeveria do bëjë reformat dhe do bashkëpunojmë me opozitën në kuadrin ligjor e Kushtetues dhe me çiltërsinë më të madhe", tha Berisha.
Kreu i qeverisë vlerësoi sistemin ekonomik të vendit, duke nënvizuar se ai u tregua i suksesshëm në kohë krize, kjo edhe falë reformave siç nënvizoi ai. “Këto reforma bënë të mundur që sot Shqipëria të ketë rënie të papunësisë dhe kjo është reale, duke qenë ndër të paktat vende në Evropë dhe në botë", tha Berisha, duke shtuar se këto reforma bënë të Shqipëria të vazhdojë projektet e saj transformuese të vendit, të vazhdojë rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Berisha bëri të ditur se investimet private janë shumëfishuar në kohën më të vështirë ku vetëm në Tiranë dhe Krujë në një hark kohor 1 vjeçar, në sipërmarrje të mëdha, pa llogaritur të mesme dhe të vogla, janë të regjistruara mbi 400 milion euro investime.
"Në 5 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar sipërmarrje fason, 20 kompani të reja kundrejt 5-10 që regjistroheshin në vitet e mëparshme, por këto kompani janë më të fuqishme për punësim", theksoi kryeministri. Sipas tij, ky dyfishim erdhi për shkak të heqjes së taksave për mallrat e importuara që ato përdorin për prodhim.
Kryeministri shprehu vendosmërinë për mos rritjen e taksave. "Ne besojmë se duke konsoliduar disiplinën fiskale dhe duke mos rritur taksat, krijojmë më shumë vende pune dhe më shumë rritje", tha Berisha, ndërsa u shpreh për nevojën e suksesit të biznesit.
Pak ditë më parë, shefi i FMN-së, Gervin Bell, kërkoi që qeveria shqiptare të rrisë taksat për të mbajtur nën kontroll borxhin publik të vendit. /S.Lleshi/Start/
2011-06-27 14:38