E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Bankat franceze gati të ndihmojnë Greqinë

E përditshmja franceze “Figaro” shkruan se bankat franceze janë gati të ri-japin hua 70% të kredive që ata mbajnë. Plani po punohet nga qeveria franceze dhe bankierët francezë. Greqia, e cila ende nuk ka marrë plotësisht paketën e parë të kredisë prej 110 miliardë eurosh – është në pritje në akordimit të një tjetër kredie me vlerë 120 miliardë euro.

Ndërkohë, edhe bankat gjermane raportohet të jenë tepër të interesuara për modelin francez të përfshirjes në ndihmën ndaj Greqisë. Një grup ndërkombëtar bankierësh pritet të takohen me zyrtarë të Eurozonës në Romë për të diskutuar lidhur me krizën.

Problemi është se agjencitë e klasifikimeve kanë theksuar se do ta klasifikojnë çdo ndihmë të dhënë nga bankat si kundërvajtje teknike - diçka e barazvlefshme me falimentimin. Kreu i fondeve të shpëtimit të Eurozonës, Klaus Regling, po përpiqet të flasë me agjencitë e klasifikimeve për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje në mënyrë që Greqia të mos klasifikohet si e falimentuar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-27 15:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›