E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ridimensionim të veprave të pastrimit të parave

Ndryshimet janë bërë nga komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, që synojnë ridimensionimi i veprave penale të terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Pikat e ndryshuara janë fokusuar tek çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin e fondeve për financimin e terrorizmit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu, ndryshimet parashohin edhe detyrimet që rrjedhin për Shqipërinë nga konventat ndërkombëtare, në të cilat shteti ynë është palë. Ky ndryshim vjen gjithashtu edhe në kuadër të nevojës për adresimin e rekomandimeve të përgjithshme të komitetit MONEYVAL dhe në veçanti të rekomandimeve të posaçme të bëra për Shqipërinë./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-27 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›