E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Serbia ta harrojë Kosovën nëse do integrimin në BE

29-09-2012 / Gazeta 55

Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan i ka bërë të qartë Beogradit se nëse do integrimin e BE, Serbia duhet ta harrojë Kosovën.
“Nuk ka kushte të reja për bisedime dhe nuk do të ndryshojnë rregullat. Pres që do të sqarohet se çka do të thotë normalizim i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës. Dihet se Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të BE-së, por atë e kanë njohur 22 vende, që është një shumicë absolute. Ato Kosovën e shohin si shtet të pavarur dhe në atë mënyrë sillen. Kështu që Serbia nuk mund t’i ketë të dyja (Kosovën dhe BE-në)”- ka thënë Kukan.
Mediat sebrë bëjnë me dije se këto komente eurodeputeti i ka bërë në lidhje me atë se çfarë do të përmbajë raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet më 10 tetor, duke shtuar se raporti do të përmbajë udhëzime për integrimin e Serbisë në BE.
Gjatë një takimi me gazetarët serb, Kukan ka theksuar se BE-ja kërkon të shohë një përparim të theksuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, të dy palët tani duhet të përcaktojnë çfarë presin nga dialogu politik në nivelin më të lartë dhe kush do të jetë në krye të palëve negociuese, kurse përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherin Ashton, është shprehur e gatshme të jetë ndërmjetësuese në këtë proces.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›