E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat integruese Berisha: Paten sukses edhe pas bllokimit 2-vjecar te PS Eva Gjura

Qeveria shqiptare eshte e angazhuar plotesisht ne realizmin e kritereve te vendosura nga Bashkimi Europian per integrimin e vendit. Kete qendrim ka shprehur dje Kryeministri Berisha, gjate takimit me Ministren e Shtetit per Ceshtjet Europiane te Irlandes, znj Lucinda Craighton, te ciles i ka theksuar faktin se integrimi i Shqiperise ne BE eshte nje proces teresisht i bazuar mbi meritat, ndaj theksoi se, puna e vazhdueshme per permbushjen e standardeve dhe prioriteteve te vena nga BE, ka sjelle transformim rrenjesor te vendit dhe zhvillim ne fushen ekonomike, politike, sociale etj.

Kryeministri Berisha theksoi se, pas bllokimit dyvjecar nga ana e opozites te reformave integruese axhenda e reformave eshte plotesuar me sukses ne pjesen me te madhe te saj, si pasoje e marreveshjes politike te nentorit 2011 dhe bashkepunimit mazhorance - opozite. Nder te tjera, Kryeministri nenvizoi si arritje madhore permbylljen me sukses dhe konsensus te reformes zgjedhore, kufizimin e imuniteteve dhe miratimin e ligjit per gjykaten administrative. Nga ana e saj, Ministrja e Shtetit per Ceshtjet Europiane te Irlandes, znj Lucinda Craighton, ka falenderuar Kryeministrin per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe ka shprehur kenaqesine per viziten qe zhvilloi ne vendin tone duke e cilesuar si privilegj faktin qe ishte ministrja e pare irlandeze qe vizitonte Shqiperine. Ajo e cilesoi kete vizite si nje rast shume te mire per te thelluar marredheniet bilaterale midis dy vendeve, por, gjithashtu, kjo vizite kishte rendesi ne kuadrin e kryesimit te OSBE-se nga ana e Irlandes dhe marrjes se Presidences se BE-se ne semestrin e ardhshem. Ne kete kuader, Ministrja vleresoi gjithashtu bashkepunimin shume te mire midis qeverise shqiptare dhe prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Duke u ndalur tek zhvillimet e vendit, ajo tha se progresi ne Shqiperi eshte i prekshem dhe real dhe reformat e ndermarra jane shume inkurajuese, qofte ne aspektin e Bashkimit Europian, ashtu dhe te OSBE-se. Duke e pergezuar Kryeministrin per punen e bere, ajo inkurajoi qe te vazhdohet ne kete rruge. Ministrja Craighton shprehu bindjen per te ardhmen e ndritur qe e pret ekonomine shqiptare dhe se progresi ne procesin e integrimit europian do te ndikoje ne zhvillimin e metejshem nepermjet burimeve qe ve ne dispozicion BE-ja per vendet qe synojne aderim. Ajo shprehu shpresen qe rekomandimi i Bashkimit Europian ne tetor do te jete pozitiv dhe se progresi i bere nga Shqiperia do te marre vleresim pozitiv ne mbledhjen e Keshillit Europian ne dhjetor.

Ambasadori OSBE: Shqiperia do te vazhdoje rrugen e reformave

Ministrja e Shtetit per Ceshtjet Europiane te Irlandes, znj Lucinda Craighton, gjate vizites se saj shoqerohej nga Ambasadori i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zoti Eugen Volfart. Duke u bazuar ne eksperiencen e institucionit qe drejton, ambasadori Volfart shprehu bindjen qe Shqiperi do te vazhdoje pa lekundje ne rrugen e reformave. Kryeministri Berisha, nga ana e tij, siguroi se qeveria do te beje gjithcka per nje proces te ardhshem zgjedhor te lire e te ndershem dhe ftoi per nje vezhgim sa me te gjere te ketyre zgjedhjeve nga faktori nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›