"Dosjet" dhe butesia e ligjit shqiptar
Nga Simon Miraka*
Jam sot ketu para jush per te theksuar edhe nje here domosdoshmerine e miratimit te projektligjit "Per pastertine e figures se zyrtareve te larte".
Deshiroj te theksoj se ky ligj duhet te ishte miratuar shume kohe me pare, sepse ne te perndjekurit politike te Shqiperise, sepse shoqeria shqiptare ka vite qe e presim, e ne menyre te vecante kemi tre vjet e gjysme qe e presim te behet nga mazhoranca aktuale, te ciles i besojme fuqimisht. Ky ligj duhet miratuar per te qetesuar ndergjegjen e shoqerise shqiptare e cila e mirepret ate. Shqiperia nuk duhet te ishte vendi I fundit qe te denonte krimet e komunizmit, vendi I fundit qe te kalonte kete projektligj.
Marrjen e ligjit cek si model per ligjin shqiptar 'Per pastertine e figures se zyrtareve te larte", ish te perndjekurit, vleresojne si te papershtatshem per vendin tone per vete shkallen e larte te krimeve qe diktatura komuniste kreu tek ne. Ky eshte nje ligj shume i bute qe nuk ve perfundimisht drejtesine ne vend. Shqiperia ka kaluar nje diktature komuniste shume te me eger se cdo vend tjeter i Evropes Lindore qe do te thote qe ligji shqiptar duhet te ishte shume me i rrepte se ligji cek, por edhe me i rrepte se ai polak.
Sot ne nje prononcim publik para mediave kreu i shoqates se gjyqtareve te Shqiperise Manjola Bejleri beri deklaraten e radhes kunder institucionit te Parlamentit te Shqiperise; serish duke u kthyer ne origjinen e saj komuniste ajo u hodh ne sulm kunder projektligjit qe pritet te votohet sot ne Kuvend "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte".
Besoj se zonja Bejleri duhet ta kuptonte qe ky ligj nuk merret me statusin e gjyqtareve te sotem apo me persona te tjere, por ai merret me makinen shteterore komuniste qe dhunoi cdo te drejte elementare te njeriut. Une e kuptoj se asaj i duhet te mbroje familjaret e saj qe denuan mizorisht njerez te pafajshem, por ajo nuk mund te perdore nje shoqate per te mbrojtur krimet e komunizmit dhe xhelatet tane. Ështe fatkeqi qe keta njerez kane marre statusin e zyrtarit te larte, prokurorit apo gjyqtarit.
Dhunuesit e te drejtave te nje populli te tere nuk mund e nuk duhet te jene ne Parlament, Presidence apo ne Prokurori.
(*) Drejtor i Pergjithshem i Institutit te Integrimit te ish-Perndjekurve Politike