E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia, per fundjavat, studime me kohe te plote

Studimet ne fundjave qe ne disa universitete te vendit jane ato me kohe te pjesshme apo sic njihen ndryshe part time, i lene vendin studimeve me kohe te plote ose full time, por brenda kuadrit te diteve te fundjaves. Per me teper, te gjithe studentet e regjistruar, duhet te pergatiten se pasi mesimi te nise ne janar, pak muaj me vone, ne prill, duhet te udhetojne per disa dite ne Itali, me shpenzimet e perballuara nga universiteti. Risia vjen nga Universiteti Evropian per Turizmin. Rektori, prof. dr. Salvatore Messina, beri te ditur dje se duke nisur nga muaji janar i vitit 2009, nis universiteti me kohe te plote per tre ditet e fundjaves (e premte, e shtune, e diel), me kurs te plote tre vjecar. Ky sistem studimi, nuk ka asnje ndryshim ne program nga ai i zakonshem qe zhvillohet nga e hena ne te premte, ndaj eshte emertuar full time pasi mesimi zhvillohet sipas te njejtit program. Ne vitin e ri akademik te sistemit Bachelor me kohe te plote ne fundjave qe nis ne muajin janar, do te pranohen studente te cdo moshe, ne deget Ekonomi e Turizmit, Shkenca Politike, Administrim te Sherbimeve Turistike, Teknologji dhe Informacion, si dhe Komunikim e Gjuhe Biznesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›