E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga diktatura ne postdemokraci

/ /

NgaFATOS LUBONJA

Para disa ditesh me tele fonoi nje person i cili mu prezantua si kryetari i partise se pensionisteve. Me tha se kishte nje shqetesim me rendesi per te me thene. Lashe te pi nje kafe me te. Kur u takuam perpara se te me thoshte shqetesimin me shpalosi programin e partise se tij qe ishte shume i thjeshte. Pensionistet jane te neperkembur me shifren qesharake te pensioneve qe marrin partia jone do tu premtoje atyre nje pension prej 60 000 lekesh pensionistet jane nje numer shume i madh votuesish ata do te votojne partine tone ne kesisoj do te mund te vime ne pushtet e do te ndryshojme gjendjen e pensionisteve.
Pastaj kaloi tek shqetesimi. Ne percapjet e tij per te hyre ne zgjedhje kishte zbuluar se Kodi Zgjedhor ia bente shume te veshtire partise se tij hyrjen ne zgjedhje. E aty me tregoi nje vendim te Gjykates Kushtetuese nga i cili rezultonte se ne baze te ankimimit te partise se tij kjo gjykate kishte nxjerre si antikushtetues dy nene te Kodit Zgjedhor. Nga sa kuptova duke i hedhur nje sy dokumentit qe me tregoi...

vendimi e konsideronte Kodin Zgjedhor ne kundershtim me nje nga parimet themelore kushtetuese ate te barazise perpara ligjit. Rezultonte se sipas Kodit tone Zgjedhor nje parti e vogel qe te mund te regjistrohet ka nevoje per 10 000 firma te cilat duhet te jene te gjitha te noterizuara dhe duke marre parasysh se nje noterizim kushton minimumi 1500 leke vetem mbledhja e firmave do ti kushtonte nje partie as me shume as me pak se 1 500 000 leke nje shifer jo e vogel kjo per buxhetin e nje partie te sapokrijuar aq me teper pensionistesh. Dhe me interesantja ishte se kjo shifer cuditerisht nuk u kerkohej partive te medha. Dhe ketu qendronte shkelja e parimit kushtetues te barazise perpara ligjit qe kishte gjetur Kushtetuesja per vendimin e se ciles nuk kisha dijeni se ekzistonte pasi mediat e kane injoruar thuajse krejtesisht.
E solla kete histori per te trajtuar nje problem qe ky rast e ilustron me se miri qe ka te beje me nje shqetesim themelor per fatet e demokracise ne kohen qe po jetojme dhe qe per fat te keq nuk eshte nje shqetesim qe e gjen vetem tek ne por edhe ne vendet e ashtuquajtura demokratike. Madje le ta filloj prej andej. Ka kohe qe ne Perendim vihet re nje krize e institucioneve demokratike aq sa kjo i ka cuar politologe te njohur si Colin Crouch ta quajne fazen qe po kalojne sot si postdemokraci. fare eshte postdemokracia sipas tij Ajo karakterizohet nga rritja e madhe e ndikimit te elitave ekonomike ne vendimet politike aq sa jane ato qe percaktojne prioritetet e jetes publike. Kjo do te thote me ane tjeter pakesim i mundesise per qytetaret e thjeshte te marrin pjese ne keto vendime jo vetem nepermjet votes por edhe nepermjet organizimeve te pavarura. Postdemokracia e ruan formen e demokracise sic jane p.sh. ritualet e zgjedhjeve si dhe debatet politike ne Parlament apo ne media por nuk ruan thelbin e saj sipas te cilit eshte zeri dhe interesat e pjeses me te madhe te njerezve te zakonshem qe ka ndikimin me te madh ne punet e shtetit. Ky cekuiliber sipas Crouch ka bere qe politika te behet instrument i elitave ekonomike ku te tjeret nuk hyjne dot sic ka ndodhur ne periudha parademokratike.
Zeri i atyre qe thone se ne Perendim demokracia ka ardhur duke u mrrudhur duket se eshte ne rritje. Sipas gjykimit tim dy jane arsyet kryesore. Se pari pasi partite e majta e levizjet sindikaliste qe impononin politika sociale kane qene shume me te forta dje ndoshta paradoksalisht edhe sepse socializmi real i Lindjes qendronte si kercenim per te pasurit ne vendet perendimore. Se dyti pasi mbarimi i Luftes se Ftohte u shoqerua me globalizmin qe gjithnje e me shume ka zbehur rolin e shtetit-komb dhe bashke me te edhe te politikave sociale te tij ne favor te pushtetit gjithnje e me te pakontrolluar te shumekombesheve qe veprojne pa ekzistencen e nje shteti global.
Problemi qe kemi ne si shqiptare ne kete kontekst eshte se ne kemi kaluar nga diktatura ne postdemokraci pa kaluar fazen e demokracise perendimore d.m.th. na ka munguar nje shtet-komb me parti te majta dhe levizje sindikaliste qe te impononin politika sociale si dhe u gjendem pa asnje lloj aftesie kompetitive ne tregun global pervecse me krah pune emigrantesh dhe ekonomi kriminale qe do te thote krejtesisht nen meshiren e elitave shpesh mafioze brenda vendit dhe te investimeve te huaja nga jashte jo pa lidhje me njera-tjetren. Kjo sipas gjykimit tim ka bere qe ne Shqiperi te deshtoje qysh ne lindje ai qe Crouch e quan thelbi i demokracise si nje forme shteti ku prioritetet i percakton shumica. Kategori te tilla si pensionistet apo ne pergjithesi shtresat e varfra nuk kane pasur kurre mundesi te mbrojne interesat e tyre pasi prioritetet ne kete vend jane percaktuar se brendshmi nga elita qe i kane diktuar politikes interesat e tyre te pasurimit dhe se jashtmi nga te huajt qe po per interesa pasurimi e shfrytezimi kane inkurajuar politika ne kundershtim me ato te mases se gjere te popullsise vendase. Sa per ilustrim le te kujtojme nder shembujt pa fund qe mund te sillen krahas atij te pensionisteve se para pak kohesh u aprovua nje projektligj i cili lejon sjelljen e ndotjeve te huaja ne Shqiperi me qellim riciklimi. Shumekush ngriti pyetjen e thjeshte Pse kemi nevoje per plehrat e huaja A nuk do te ishte me normale te ndertohej nje impiant qe do te digjte pas nje procesi ndarjeje vetem plehrat e Shqiperise Pergjigja eshte se ky kushton 50 milione euro prandaj jemi te shtrenguar te na e ndertojne te huajt te cilet si kusht per kete kerkojne djegien e plehrave te tyre. Po si ka mundesi qe nderkohe qe kemi kaq deshperimisht nevoje te ndertojme nje djeges plehrash nuk mund te investojme 50 milione euro kur kemi investuar 1 miliard euro ne rrugen Durres-Kukes. Po ashtu si ka mundesi qe Kryeministri vendos te prishe Piramiden dhe te ndertoje atje nje ndertese te re te Parlamentit e cila sipas kalkulimeve te peraferta mund te kushtoje afro 50 milione euro. Shkaku eshte shume i thjeshte sepse prioritetet ne vend i vendosin interesa te tjera nga ato te njerezve te thjeshte.

A mund te dilet nga kjo situate dhe si mund te dilet Sot per sot i vetmi mekanizem qe na jepet per ndryshim jane zgjedhjet. Por pas njezet vjetesh pluralizem politik vihet re se ndaj zgjedhjeve shumica e njerezve jane bere gjithnje e me skeptike. Pse keshtu Sepse zgjedhje do te thote mundesi votimi per parti qe perfaqesojne interesa te tjera nga ato te elitave ekonomike brenda dhe te shumekombesheve jashte ne menyre qe interesat e te gjitheve te ekuilibrohen njefaresoj. Keto parti ashtu si edhe ne Perendim do te duhet te ishin parti te majta te cilat per ideologji dhe histori kane qene me afer shtresave te varfra. Por sikurse e thashe me lart per arsye te dobesimit te shtetit-komb nga globalizimi i cili vec tjerash ka dobesuar edhe sindikalizmin si dhe per arsye te humbjes se projektit te ndryshimit apo te humanizimit te sistemit kapitalist edhe partite e majta ne Perendim jane kthyer gjithnje e me shume ne parti qe i jane adoptuar ketij sistemi cka do te thote ne perfaqesuese te interesave te te pasurve ndonese jo ne shkalle te njejte me ato te djathtat e pikerisht per kete jane ne krize.
Nderkaq rasti yne si vend qe doli nga diktaturat lindore eshte shume me deshperues. Partite e majta ne pergjithesi ne vendet ish-komuniste kane mbetur parti te te privilegjuarve te komunizmit qe jane shnderruar ne me te pasurit pas renies se komunizmit. Ne Shqiperi ky fenomen qe edhe me i dukshem te dyja partite kryesore kane funksionuar si dy gjysma te Partise se Punes qe u futen ne gare dhe vazhdojne te jene ne gare se cila do ta shfrytezoje me mire politiken per te pasuruar klientelen e saj. Madje nuk eshte rastesi qe te dyja kur flasin per sistemin politik i referohen me shume atij amerikan sesa atij evropian pasi ne ate sistem shume me teper sesa ne ate europian mungojne partite e mirefillta te majta qe gjithsesi ndonese ne krize vazhdojne te ekzistojne ne Europe. Qe te dyja nga ana tjeter jane njelloj ne sherbim te cdo projekti investimi qe vjen nga jashte.
Ne keto kushte kur keto parti jane rritur e forcuar ne pushtet pikerisht nepermjet ketyre instrumenteve dhe per keto qellime a nuk rrezikon PD-ja apo PS-ja te kthehet si partia e pensionisteve nese shkeputet nga perfaqesimi i interesave te elites ekonomike te vendit qe tashme ka kapur kryesine e tyre A nuk rrezikojne ato te dalin jashte mediave qe perseri jane ne duart e elites ne fjale Sigurisht qe po por pa harruar nje paradoks megjithate sipas te cilit del se ne postdemokraci shumica voton per interesat e pakices pasi shumica e votuesve nuk jane te pasurit. Paradoksi shpjegohet thjesht me faktin e provuar tashme nga pervoja sipas te cilit opozita perdor retorikat e interesave te njerezve te thjeshte per tu marre voten dhe pasi vjen pushtet punon per elitat qe i kane sponsorizuar fushaten elektorale. Keshtu ka bere PS-ja kur erdhi ne pushtet ne 1997-n keshtu ka bere PD-ja kur erdhi ne 2005-n. Ne fakt partite tona ne kete kontekst te kujtojne personazhin e Brehtit Mackie Messer Pune per tre grosh i cili shfrytezon nje grup lypesish per te realizuar me sukses vjedhjet e tij. Gjithe ne kete kontekst edhe retorikat perendimore te te drejtave te njeriut e shumecka tjeter tingellojne ne postdemokraci me shume si fasada prapa te cilave diktojne interesat e te pasurve. Ne keto kushte pra parti te reja nuk mund te dalin sepse skane shans jo vetem pasi partite e te pasurve kane bere Kode Zgjedhore si ai i yni qe e nxoren jashte partine e pensionisteve por edhe pse fushatat elektorale jane bere gjithnje e me te shtrenjta e gjithnje e me televizive cka nenkupton se jane gjithnje e me shume ne duart e te pasurve dhe mediave te kontrolluara prej tyre. Nuk po flas per shoqerine civile si force kundervepruese apo ndikuese ne vend sepse ajo nuk ka mundur te ngrihet me lart se grupime te vegjel individesh ne sherbim te njeres apo tjetres parti. Atehere e perseris pyetjen si do te mund te kalonim nga postdemokracia ne demokraci
Shtrimi i vete pyetjes nenkupton se ka nje rrugezgjidhje te cilen duhet ta gjejme perderisa jemi ne nje pike qe shumices nuk i pelqen. Por mund te thuash edhe se nuk ka rrugezgjidhje duke pranuar se ky eshte statusi normal i gjerave ne nje bote ku ka pasur gjithnje te pasur dhe te varfer. Gjykoj se per sa i perket Shqiperise e cila vuan nga nje provincializem i thelle dhe ka probleme me te renda per te zgjidhur sic jane ato te korrupsionit te mungeses se drejtesise etj. kjo e dyta eshte me e vertete. Nderkohe qe bota po sheh rrezikun ne rritje te postdemokracise ne Shqiperi vihet re nje vonese persa i perket ndergjegjesimit te kesaj problematike madje postdemokracia perendimore shitet nga elita pseudo-intelektuale ne vend si idealja ose si arritje e nje statusi te cilit tashme duhet ti adoptohemi.
Prandaj gjykoj se vendimtare ne kete kontekst per Shqiperine do te jene ndryshimet nga jashte. Kur flas per keto kam parasysh se per ato shoqeri qe kane ushqyer idealet e demokracise te lirise dhe barazise kthimi nga postdemokracia ne demokraci eshte tashme nje ceshtje e shtruar per zgjidhje ne nje kontekst te ri qe eshte ai i globalizimit nga i cili sdel dot as Shqiperia. Keto ndryshime do te vinin ne formen e ndertimit te institucioneve globale qe do te siguronin kontrollin e abuzimit me pushtetin te elitave ekonomike lokale dhe nderkombetare ne emer te interesave te shumicave te neperkembura prej tyre qe do te benin te mundur pra qe prioritetet politike te vendosen ne emer te interesave te shumices. Dhe besoj se keto ndryshime do te vijne ndoshta edhe pas krizash me te thella se kjo qe po kapercen sot sistemi kapitalist boteror ndoshta edhe pas rrudhjesh terheqjesh apo disfatash te perkohshme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›