E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uarren Bufet diagnostikohet me kancer në prostatë

Bosi i “Berkshire Hathaway” tha se kanceri, i zbuluar në një test rutinë, nuk ishte kërcënues për jetën. 81-vjecari tha se nga mesi i korrikut, do të fillonte një terapi dy-mujore. Ai është diagnostikuar me kancer me 11 prill dhe që prej asaj kohe i është nënshtruar skanit CAT, të kockave dhe MRI-së.

Kanceri i prostatës është kanceri më i përhapur tek burrat. Vetëm këtë vit në SHBA pritet të diagnostikohen plot 241 000 persona me këtë sëmundje.

Duke theksuar se gëzonte shëndet të plotë, Bufet tha se për çdo ndryshim do t’ua bënte me dije aksionarëve.
Me një pasuri që arrin deri në 44 miliardë dollarë, Uarren Buffet listohet nga “Forbes” si personi i tretë më i pasur në botë.

Emri tij është përmendur shpesh këtë javë në Uashington, ku ligjvënësit kanë marrë në shqyrtim “Rregullin Bufet”, një propozim të Presidentit Barak Obama për të rritur taksat ndaj të varfërve.

Ky rregull ishte frymëzuar nga pohimi i Bufetit se sekretarja e tij nuk duhet të paguajë një normë më të lartë taksash nga ai, por e kundërta.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-18 10:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›