E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina përplas një person për vdekje

TIRANE- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të njohur si Pallati me shigjeta. Policia ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e autorit, ndërsa mendohet se viktima ishte duke ecur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një makinë.

Policia ka mbërritur bë vendngjarja vetëm pak minuta pas përplasjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›