E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Akuzat ndaj Imamit, shpifje. Do konsolidoj koalicionin më të shkëlqyer për fitoren e një mandati të paprecedent

Share

Berishës i shpëton goja dhe e quan reformën zgjedhore të stisur. Kryeministri tha se Rama beson se ligji e bën fitues, kurse ai beson se zgjedhësit të bëjnë fitues. Berisha nuk komentoi pse Imami po refuzon Komisionin e Sigurisë dhe një kërkesë të Kuvendit, por tha se opozita nuk po kërkon komision hetimor. Berisha foli gjatë për ndryshimin e historisë duke mbrojtur tezat e tij. Akuzave të Mark Markut Berisha iu përgjigj duke thënë se PD është parti e lirë. Berisha tha se në vitin 2013 do fitojnë me një mandat të paprecedentë në histori. Berisha tha se do bëjë gjithçka për të konsoliduar koalicionin më të shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa është pyetur për një aleancë të mundshme me Bamir Topin, Berisha është shprehur se ajo është ëndrra e Ramës, ia kam lënë atij.


Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp mbi një orë për të folur për çështje të ndryshme. Gjërat që artikulon çdo ditë në dalje publike, Berisha i përsëriti edhe në këtë konferencë. Megjithatë në hyrje të konferencës, Berisha i befasoi të gjithë kur tha se atë heshtja e urdhëron që të mos flasë.

Që nga takimi i fundit në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje të mëdha dhe shumë të mëdha. Është zgjedhur presidenti i republikës, janë rritur rrogat e pensionet e qytetarëve. Në vazhdim të marrëveshjes së tetorit të vitit të kaluar është dorëzuar projekti i adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale. Kanë kaluar një seri vendimesh me impakt shumë të rëndësishëm. Nuk kam mundur të gjendem përpara jush me gjithë dëshirën që kam pasur. Nganjëherë më ndodh që heshtja më pushton, më urdhëro, më thotë do të flas unë, ndaj mos fol ti. Ndaj jam sot përpara jush i hapur për çdo pyetje, për çdo çështje, tha Berisha.

Për akuzat ndaj Arben Imamit

Së pari, duhet tu garantoj që kjo mazhorancë nuk pengon dhe nuk mund të pengojë as edhe një nismë të vetme të parlamentit.

Shqiptarët duhet ta dinë se deri në këtë moment, në kryesinë e parlamentit nuk është dorëzuar qoftë edhe një kërkesë e vetme nga deputetët e opozitës për komision hetimor parlamentar. Ligji i komisioneve hetimore parlamentare është i qartë si kristali. Por këtyre zotërinjve nuk u intereson hetimi, u intereson teatraliteti, duan të damkosin një institucion nga të respektuarit. Këtyre nuk u intereson të sjellin projektin e komisionit hetimor parlamentar. Atyre u intereson të akuzojnë e të shpifin pa baza. Në mënyrë absolute dhe kategorike nuk ekziston qoftë edhe një fishek i trafikuar nga ky vend. procedura e eksportit të armëve në përputhje me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare janë plotësisht transparente.

Kush i pengoi këta që të paraqesin kërkesë për komision hetimor parlamentar? Ata e dinë që nuk ka trafik, por atyre u intereson shpifja. Shqipëria ka eksporte minimale fishekësh apo gëzhojash dhe kjo do servirlet si trafik.

Sa i përket regjistrimit, ky është një sindromë i tmerrshëm obsesiv i Edi Ramës, që rrotullon kolltuqet çdo ditë në mëngjes kur shkon. A mund të udhëhiqet një parti nga obsesione të tilla? Ushtria zbaton rregullat si institucion i depolitizuar. Ushtria ka, ka pasur e do ketë mjetet që i duhen për të përmbushur detyrat e saj kombëtare e ndërkombëtare. Pra, edhe e dyta është një shpifje njësoj si e para, që bazohet në sindromin obsesiv të njeriut që kthen përmbys kolltuqet çdo mëngjes se mos i kanë vendosur përgjues. Kjo nuk është punë e imja, puna ime është të respektoj kundërshtarin dhe e kam faktuar këtë.

Për ndryshimet në histori

Unë vlerësoj të gjithë ata që angazhohen në një debat dhe analizë shqyrtimi historik në kuadër të 100 vjetorit të ditëlindjes së Shqipërisë sonë. Thirrja ime ka qenë dhe mbetet, të bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë këtë 100 vjetor në piedestalin e të vërtetave tona kombëtare në këto 100 vite. Ne kemi ardhur në këtë 100 vjetor si një komb që për rreth 45 vite ishim me një histori të falsifikuar ose të ndaluar. Kam kënaqësinë që edhe ata të cilët për arsye të caktuara, vërsulen për arsye strikt politike, aktuale, vërsulen e më atribuojnë gjëra që nuk kam thënë unë, të paktën po u afrohen të vërtetave që duhet të dalin. Unë nuk i kam kërkuar kujt kurrë që të shkruajë këtë apo atë për historinë e vendit, por ata të cilët mendojnë se kryeministri nuk mund të flasë për historinë e vendit të tij janë qesharakë. Unë u them këtyre zotërinjve se historia e politika janë binomi më i pandarë. Historia është veprimi politik i djeshëm, sikundër politika është veprimi historik i sotëm. Këtyre zotërinjve që u duket se po ua prekin pavarësinë, i garantoj që asgjë nuk mund të pengohet, qoftë si kryeministër, si intelektual apo qytetar për të mbrojtur ato të vërteta. Ne erdhëm si komb me histori të ndaluar, histori të falsifikuar. Ne kemi përgjegjësinë para vetes, por edhe përpara fëmijëve që të mësojmë të vërtetat.

Kam pasur e kam qëndrim të palëkundur ndaj LNÇL si një faqe e ndritur. Por ata që duan të mohojnë aspektin vëllavrasës, apo financimin e aleatëve të mëdhenj, në radhë të parë të Britanisë së Madhe në këtë luftë, ata vazhdojnë melodinë e vjetër.

Ky 100 vjetor nuk është panair lavdie, por duhet të jetë një 100 vjetor analize. Ideja se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu dhe Kosova është antikombëtare. Nëse dikush mendon se veriu e Kosova duhet të përjashtohen nga historia, nuk ka qëllim në antikombëtar.

Unë jam i bindur se Enver Hoxha nuk e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por se ai i errësonte pushtetin e tij çdo ditë. Enver Hoxha bëri gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të shtate jugosllave. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës dhe rrethanave. Nuk e kam kritikuar kurrë pse bashkëpunoi Enver Hoxha me jugosllavët, sepse këta kishin ushtrinë më të fuqishme në Europë. Enver Hoxha grisi marrëveshjen që çështja e Kosovës të zgjidhej me plebishit. Ka qenë qëndrimi ndaj nacionalistëve që luftuan, ndaj Masakrës së Tivarit. Kryezinjtë kanë pasur një rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë.

Të thotë kryeministri se 24-a ishte një grusht shteti, tërbohen, kur e pranon vetë Noli, këtë e fshehin, këtë e falsifikojnë.

Nuk e di sa është numri i dëshmorëve, por e sigurt është se shqiptarët kanë luftuar. Por janë shpallur martirë ata që nuk janë. Janë shpallur dëshmorë një numër fiktiv. Shqiptarët e dinë mirë se u vranë në vendin e tyre, në qytetin e tyre, jo të trillojmë.

Të gjitha Fuqitë e Mëdha e bekuan pushtimin e Shqipërisë. Mbreti nuk pranoi, nuk kapitulloi.

Bëhen insinuata se Berisha do të nxjerrë Ahmet Zogun mbi Ismail Qemalin. Kjo janë të papranueshme.

Unë mendoj se historia duhet të shkruhet, të vërtetat duhet të dalin edhe kur janë të hidhura. Është e papranueshme për një komb që kryetari i kongresit të alfabetit t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›