E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Aleanca e plehut, e dëshpëruar dhe e pashpresë

TIRANE - “Aleanca e plehut është e pashpresë”,- kështu ka deklaruar kryeministri Berisha, gjatë përurimit të impiantit të biokarbureve në Porto Romano, një investim që kap vlerën e 5 milionë eurove.

“I them antiglobalistëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak pavarësisht pozicionit, mjedisin e shëndetshëm. Mos kërkoni vota në plehra se nuk do t`i gjeni” deklaroi Berisha.

Shefi i qeverisë sulmoi sërish programin e PS-së për rritjen e taksave për të pasurit, duke theksuar se shqiptarët nuk pranojnë të kthehen pas në kohë.

"Qeveria do të bëjë gjithçka për mjedisin miqësor ndaj jush. Ata të cilët duan të vërsulen me taksa siç thonë iu kujtoj që kjo është një kohë që shqiptarët nuk do ta pranojnë më.” -vijoi kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dekreti i Topit për kreun e KLSH, Berisha: Merrem me vepra, jo me fjalë Berisha: Pallati i Drejtësisë, në Bulevardin e ri të Tiranës Berisha: Investimet në energji, lokomotivë e zhvillimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›