E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e Ramës? Do mbyllë dyert e universiteteve për 2/3 e të rinjve

RROGOZHINË- Partia Demokratike zhvilloi sot në mbrëmje një takim elektoral me banorët e Rrogozhinës. Teksa i falenderoi për mbështjen e tyre, Berisha premtoi më shumë investime në 4 vitet që vijnë për Rrogozhinën.

“Unë jam sot tek ju për t’ju garantuar se me deputetët e Rrogozhinës dhe kryetarin e Bashkisë do bjëmë cdo gjë që të shndërrojmë në realitet cdo program për Rrogozhinën e zhvilluar. Në një hark të shkuartër kohor do marrim statusin dhe do hapim negociatit,. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 10 mijë km rrugë, sot në të 4 anët e vendit kemi një gjeografi krejt tjetër. Dyfishuam rrogat dhe pensionet, u shndërrua Shqipqëria në njqë nga 10 destinacionet kryesore turistike”, tha ai më tej.

Ai i ftoi këta banorë të bëjnë zgjedhjen e tyre më 23 qershor, mes dy alternativash të ndryshme. Berisha tha se, PD është kundër heqjes së TVSH, por pro rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve.

“23 qershori është zgjedhja juaj, ju do zgjidhni midis alternativës që ju anëtarësoi në NATO, me të cilën lëvizni të lirë, e merituat statusin dhe alternativës tjetër që bëri gjithcka që ju të mos merrni vizat, që protestoi pas anëtarësimit në NATO. Ju do zgjidhni midis alternativës së shkollimit të fëmijëve tuaj apo mbylljes së dyerve të universiteteve pasi ai synon që 2/3 e të rinjve të mos hyjnë dot në universitete. Ju do zgjidhni midis alternativës së rritjes së rrogave dhe pensineve apo asaj të rritjes së taksave. Shoku i autobuzit ka shpallur sihariqin se do heqë taksat për 5 ushqimet bazë, heqja e taksave për 5 ushqimet bazë është shkatërrimi përfundimtar i mundit dhe djersës që keni derdhur për ngritjen e fermave tuaja. TVSH mbron prodhimet tuaja, në rast se hiqet prodhuesit e mëdhenj të botës do mund ta sjellin grurin 20% më lirë, do konkurojnë dhe rrënojnë prodhimet tuaja. Ne jemi kundër heqjes së TVSH për prodhimet bujqësore, por për rritjej e madhe të rrogave dhe pensioneve”, tha Berisha, ndërsa aluzoi Ramën se po luan me mundin dhe djersën e 45% të shqiptarëve, që janë fermerët.

Sipas Berishës Rama mashtron kur thotë se do heqë taksën e biznesit të vogël, ndërkohë që e rrethojnë vetëm miliarderë që kërkojnë të pasurohen në mënyrë të paligjshme

“Biznesmenë dhe biznesmene, Edi Rama po mashtron do heqë taksën e biznesit të vogël, tani thotë do i ul taksat për 95% të shqiptarëve. Hidhni sytë përreth grupit të tij, miliarderë që nuk njohin asgjë tjetër vecse rrugën e pasurimt me cdo kusht, pasurimit të paligjshëm. Edi Rama mashtron dhe do t’ju servirë juve taksën progresive si të ndershme, por e ndershme është vetëm taksa e të dhjetave”, tha ai.

Duke sulmuar Ramën, Berisha shtoi se, “Shoku i autobuzit ka probleme të mëdha me autobuzin sepse nga xhamat e zij të tij NATO-ja i duket natë, BE thotë nuk është as bukë as ujë, mësuesit i duken injorantë dhe më të padijshëm se 100 vite më parë, nxënësit dele që hyjnë në klasa, policët i shan. Trikoja ime i duket parzmore, zoti e ndihmoftë të dalë nga kjo gjendje, duket se është në vuajtje të madhe”, shtoi ai.

BASHA: RROGOZHINA I JEP BEKIMIN FITORES SË 23 QERSHORIT
Kryebashkiaku Basha pjesë e fushatës së PD-së u shpreh i bindur për fitoren e së djathtës dhe falenderoi banorët e Rrogozhinës, për bekimin që po i jep kësaj fitoreje, sic tha ai.

“Falenderoj Rrogozhinën për bekimin që po i jep fitores së 23 qershorit. PD është e fokusuar tek përmirësimi i jetës së qytetarëve, ne kemi program që sjell zhvillim, vende punë, që vë qytetarin të parin. Qarku i Tiranës, Tirana dhe Rrogozhina i kanë të gjitha potencialet për të fituar një hov të ri zhvillimi. Politikat e qeverisë Berisha për mbështetjen e fermerëve kanë përmirësuar dukshëm jetën e tyre”, tha Basha.

Sot tha që fajin për humbjen e tij më 23 qershor do ta kenë emigrantët sepse e di që ata do vërshojnë në Shqipqëri për të votuar. Fajin sipas tij e kanë mësuesit, infermierët, policët, vetëm ai s’ka faj, ta lëmë në këtë iluzion të gjorin ish-kryebashkiak. Më 24 qershor do lidhësh kokën me peshqir dhe do thuash fajin e ka Rrogozhina, Kavaja, Tirana dhe Shqipëria", vijoi Basha.

BREGU: RAMA DO HUMBË MË 23 QERSHOR, PO KËRKON NJË VRIMË KU TË FSHIHET
Kandidatja për deputete e PD-së Majlinda Bregu akuzoi nga Rrogozhina alternativën e majtë, ndërsa për Ramën dha se ështëi coroditur dhe antishqiptar, pasi vetëm e ka bllokuar zhvillimin e vendit.

“Kjo është alternativa e partisë që ka rritur rrogat dhe pensionet, ka ulur taksat për biznesin e vogël, ka realizuar lëvizjen e lirë. Përballë qendron alternativa e bllokimit, e Edi Raamës, ai është kundër zhvillimit, rrugëve, shëndetësisë e arsimit. Cdo ditë e më shumë po bëhet për gjynah, po kërkon cdo ditë një vrimë se ku të fshihet nga humbja e 23 qershorit”, tha ajo.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Taksat e ulëta, politika që nxit dhe ndihmon biznesin Berisha-fermerëve të Divjakës: Taksa e sheshtë shkatërron prodhimet tuaja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›