E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e Ramës, mbrojtja e dosjeve

Alternativa jonë, është alternativë e konsolidimit të vlerave, e ndërtimit të rrugëve, urave, shkollave, universiteteve ndërsa alternativa e Ramës është mbrojtja e dosjeve. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në inaugurimin e rrugës "Kolë Idromeno" në qytetin e Shkodrës. Shkodrën dhe Ramën i ndajnë shekuj dhe mijëvjeçarë të sakrificave të këtij qyteti për liri dhe dinjitet njerëzor. I ndan e vërteta dhe mashtrimi. Shkodra ka rendur pas të vërtetave të mëdha të njeriut dhe qytetërimit, ndërsa Rama pas mashtrimeve, trillimeve, shpifjeve të panumërta, skandaleve që i krijon nga njëri tek tjetri për të fshehur arkivat e tmerrshme të krimit", u shpreh kryeministri Berisha. Më pas Kryeministri i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe deputetë të Shkodrës përshkuan në këmbë rrugën "Kolë Idromeno" dhe u takuan e u përshëndetën me qytetarë të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›