E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i SHBA-ve Obama, letër falenderimi Berishës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një letër falenderimi Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas zëdhënësese së kryeministrit Juela Meçani letra është dërguar për urimin që Berisha i bëri Obamës me rastin e zgjedhjes së tij si presidenti i SHBA-ve. Në letrën e tij drejtuar Berishës presidenti Obamë është shprehur se çmon fjalët dhe inkurajimin e tij. Duhet të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme është shprehur ndër të tjerash Presidenti Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›