E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Angazhohemi për rekomandimet e ODIHR-it

Kryeministri Sali Berisha priti dje në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Europian në vendin tonë, Miroslav Lajçak. Në takim u diskutua për çështje të lidhura me hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha e garantoi zyrtarin e BE se qeveria shqiptare po punon intensivisht dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të adresuar kërkesat e këtij procesi, në veçanti rekomandimet e Komisionit Europian, në mënyrë që të përshpejtojë hapat e mëtejshëm drejt realizimit të kësaj ëndrre të qytetarëve shqiptarë. Në takim u diskutua, gjithashtu, edhe mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kryeministri Berisha e risiguroi zotin Lajçak se qeveria shqiptare është e vendosur dhe do të bëj të gjitha përpjekjet për të realizuar zgjedhjet që përmbushin standardet ndërkombëtare, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare dhe partitë e mazhorancës qeverisëse, u shpreh Kryeministri Berisha, mbeten tërësisht të angazhuara dhe po punojnë me seriozitetin maksimal për trajtimin e problematikës së ngritur nga rekomandimet në raportin e OSBE/ODIHR-it, që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat të realizuara në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›